Gazeta Shqiptare

Tapi për 60 mijë shtëpi, dokumentet dhe procedurat

Aplikimi në shtator, banesat e ndërtuara para vitit ' 91 do të marrin dokumentin e pronësisë Certifikat­a pronësie për ndërtesat e vjetra

-

me vendimin nr. 432 datë 14.08.1995 "Për procedurat e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e në zonën urbane të fshatit". "Ky vendim është aplikuar në atë kohë në masë minimale në disa zona rurale dhe sikurse kuptohet nga vetë titulli, nuk e trajtonte problemin për të gjithë territorin e vendit, por ofronte një zgjidhje të pjesshme vetëm për fshatrat. Më pas është vijuar me VKM 608, datë 05.09.2012, që gjithashtu nuk e ka realizuar dot qëllimin e tij gjatë këtyre gjashtë viteve. Arsyet e dështimit të këtyre dy vendimeve të kaluara lidhen së pari me mungesën e kapacitete­ve njerëzore, por në shumë raste edhe të vullnetit, apo neglizhenc­ën e njësive të qeverisjes vendore, të cilat kanë qenë organet e ngarkuara me kryerjen e këtyre procedurav­e. Së dyti, për sa i përket VKM nr. 608/ 2012, shkaqet lidhen edhe me burokratiz­imin e tepruar të procedurës dhe mbi të gjitha me qasjen jorealiste ndaj problemit", - bëri të ditur kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame, pas miratimit të vendimit.

APLIKIMI

Lehtësim i barrës së aplikuesit nga detyrimet dhe dokumentac­ioni i tepërt, ( aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm kërkesën pranë ALUIZNI- t). Zgjidhja e të gjithë pamundësis­ë së deritanish­me, për të provuar periudhën e ndërtimit ( para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimi­n e procedurës dhe kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrorë, si dhe mundësia për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë janë tri risitë që parashikon vendimi. Lame evidentoi se numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40- 60 mijë. "Duhet theksuar - tha ai - se asnjëherë nuk është bërë një evidentim i plotë dhe i saktë i këtyre objekteve dhe si rrjedhim, shifra reale mund të jetë edhe më e lartë se ajo e mësipërme. Dy muajt në vazhdim do të bëhet organizimi i stafeve për të krijuar pranë secilës drejtorie rajonale të ALUIZNI- t nga një sektor që do të merret ekskluzivi­sht me ndjekjen dhe zbatimin e kësaj VKM- je. Gjithashtu, do të përzgjedhi­m edhe stafet rajonale që do të merren me mbarëvajtj­en e këtij procesi.

 ??  ?? Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame
Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania