Gazeta Shqiptare

Masakra me 8 të vrarë në Vlorë, lihet në burg Ridvan Zykaj

Zbardhet skema e krimit, autori : Më akuzonin që unë vidhja pulat I braktisur nga familja, 24- vjeçari nuk shfaq asnjë pendesë në gjyq

- Ina Allkanjari

Ridvan Zykaj, i kon sideruar ndryshe si "monstra" e Selenicës, pasi ekzekutoi me kallashnik­ov 8 kushërinjt­ë e tij dhe më pas filmoi skenën e krimit, doli ditën e djeshme përpara gjykatës së Vlorës për t'u njohur me masën e sigurisë. Gjatë seancës gjyqësore, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, me kërkesë të prokurorit të çështjes Saimir Smaka, gjyqtarja Esmeralda Habilaj dha masën e sigurisë "arrest me burg" për autorin e masakrës në fshatin Resulaj. Mbi 24- vjeçarin rëndon akuza "Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave', si edhe "armëmbajtj­e pa leje". I veshur me një bluzë të bardhë dhe të njëjtat pantallona që kishte ditën kur qëlloi mbi 8 kushërinjt­ë e tij, Ridvan Zykaj ishte i vetëm në sallën e gjyqit, i braktisur nga familjarët e të afërmit. Prej momentit të arrestimit e deri më sot askush nuk është interesuar për të, ndërsa ushqimi e veshjet janë siguruar nga strukturat e policisë. Ndërsa 15 avokatë refuzuan të marrin përsipër dosjen, për të kryer mbrojtjen. Me ndërmjetës­imin e kreut të gjykatës së Vlorës, u zgjodh Renato Mehmeti, si avokat i zgjedhur kryesisht nga shteti.

SEANCA GJYQËSORE

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 24vjeçari Ridvan Zykaj, autori i masakrës së Selenicës, njeriu që ekzekutoi pa mëshirë 8 kushërinjt­ë e tij u paraqit pranë gjykatës së Vlorës për t'u njohur me masën e sigurisë. Gjakftohtë, pa shprehje në fytyrë, dhe pa shfaqur asnjë shenjë pendese, Zykaj mbërriti në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Përpara se të futej në sallën e gjyqit, 24- vjeçari

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania