Gazeta Shqiptare

Masakra me 8 viktima në fshatin Resulaj, e hëna ditë zie në Selenicë

-

Masakra

me 8 viktima në fshatin Resulaj të Vlorës, tronditi jo vetëm qytetin bregdetar por të gjithë Shqipërinë. Ditën e djeshme në Selenicë u mbajt ditë zie. Vendimi për ditë zie u mor nga Këshilli Bashkiak i Selenicës në nder të viktimave të vrara. Në një postim në ' Facebook', referuar masakrës, Bashkia Selenicë shkruan se secili prej nesh duhet të ndihet përgjegjës për këtë ngjarje të këtyre përmasave.

"Bashkia Selenicë në ditë zie! Ngjarja tragjike e tri ditëve më parë, ku hum-

u përball edhe me protestën e familjes Hoxhallari për vrasjet e ndodhura në familjen e tyre në Vlorë, të cilët me pankarta në dorë bënë thirrje për rikthimin e dënimit me vdekje. Autorin e ngjarjes tragjike e ulen në kafazin e të pandehurit, pa mbërritur trupa gjykuese bën jetën tetë persona të një familje tronditi mbarë opinionin shoqëror. Jo vetëm të bashkisë Selenicë, por të gjithë shqiptarëv­e brenda dhe jashtë vendit. Kjo dhimbje e madhe detyroi kryetarin e Bashkisë dhe këshillin bashkiak për të shpallur ditën e hënë datë 13.08.2018 ditë zie për Bashkinë Selenicë. Secili prej nesh duhet të ndihet përgjegjës për këtë ngjarje të këtyre përmasave, që nga familja, komuniteti, fshati, bashkia, policia e shtetit, institucio­net arsimore dhe organet ligjzbatue­se! Ne, komuniteti i Bashkisë Selenicë ndajmë dhimbjen me

dhe avokati, kohë kur gazetarët e pranishëm përfituan për t'i drejtuar një breshëri pyetjesh. "Pse e bëre?", "Po fëmijët pse i vrave?", "Je penduar?", kanë qenë pyetjet e para që gazetarët i kanë bërë Ridvan Zykajt, para se ky i fundit të marrë vendimin nga familjarët dhe njerëzit e afërt të të ndjerëve. Kurajo dhe forcë pjesëtarëv­e të familjes që pësuan tragjedinë. Le të prehen në paqe shpirtrat e pafajshëm, të cilëve jetën ua preu në mënyrë mizore dora e një vrasësi, mbi të cilin drejtësia duhet të veprojë pa mëshirë. Kërkojmë mirëkuptim­in e të gjithë banorëve të Bashkisë, institucio­neve, bizneseve që operojnë në territorin e kësaj bashkie, të respektojn­ë në mënyrën më korrekte këtë ditë zie",- thuhet në postimin e Bashkisë së Selenicës.

gjyqtarët. Megjithatë autori i krimit makabër nuk dha asnjë reagim duke i parë drejt e në sy e duke mos i kthyer asnjë përgjigje gazetarëve. Përpara se të jepej masa e sigurisë "arrest me burg" për 24vjeçarin, prokuroria rindërtoi skemën e krimit.

Sipas hetimeve të kryera nga policia thuhet se pak minuta pas mbarimit të drekës dhe largimit të të gjithë njerëzve nga shtëpia e Kujtimit, shtetasit O. Hoxhaj në telefonin e tij celular në aplikacion­in mesenger i ka ardhur një video e dërguar nga Ritdvan Zykaj në të cilën shfaqeshin dy persona të shtrirë në tokë në oborrin e banesës së shtetasit Demir Zykaj. Këtë video O. ia tregoi dajës së tij Bujar Zykaj dhe babait të tij Spartakut, të cilët pasi e panë këtë video u alarmuan. Shtetasi Spartak Hoxhaj i ka thënë djalit të tij ta fshinte pasi pamjet ishin të rënda. Spartaku me familjen e tij është nisur me automjetin e tij për të shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Panaja dhe gjatë rrugës nusja e Spartakut ka komunikuar në telefon me Sadikun, në gjendje të rënduar psikologji­ke i ka pohuar asaj se djali i tij Ridvani kishte vrarë me armë zjarri shtetasit Azem dhe Afërdita Zykaj. Bëhet me dije se komunikim telefonik ka patur dhe midis Sadik Zykajt dhe Bujar Zykajt ku sërish Sadiku i ka pohuar të njëjtat fakte dhe atij. Në të njëjtën kohë Sadik Zykaj ka komunikuar në telefon dhe me policinë, të cilën e ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur. I pyetur nga prokurori në prani të mbrojtësit të caktuar, i arrestuari Ridvan Zykaj e ka pranuar faktin penal dhe ka shpjeguar mekanizmin e ngjarjes. Nga shpjegimet e dhëna përpara prokurorit rezulton se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, duke marrë jetën e shumë personave. Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati Renato Mehmetaj, i cili pranoi ta mbronte 24- vjeçarin, vetëm pas ndërhyrjes së kryetarit të gjykatës, kërkoi ekspertimi­n psikik të autorit të masakrës që tronditi mbarë opinionin publik. Sakaq mësohet se do të ngrihet një komision mjekësh për të vlerësuar gjendjen shëndetëso­re të 24 vjeçarit Zykaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania