Gazeta Shqiptare

Gëzim Tushi: "Ritvanët" në shoqërinë shqiptare, si t'i ndalojmë

Sociologu: Dënimi me vdekje nuk e zgjidh çështjen e kriminalit­etit "Alarm social, merremi me kriminelin, jo me krimin"

- Voltiza Duro

Krimi makabër në Se lenicë të Vlorës që i mori jetën 8 personave, ka tronditur opinionin publik në vend, madje shumë qytetarë kërkojnë ndëshkimin me vdekje të autorit. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Gëzim Tushi, sociolog dhe "Mjeshtër i Madh" tregon se e keqja ka zaptuar shoqërinë shqiptare e liston të gjithë faktorët në intensifik­imin e kriminalit­etit. Më tej, sociologu sqaron se çështja nuk është Ritvani, por akti makabër që mund të përsëritet sërish, madje sipas tij krimi në shoqërinë shqiptare nuk dihet se ku mund të ndalet, çka e çon Shqipërinë në një situatë alarmante sociale.

Masakra në Selenicë të Vlorës ku 24 vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi 8 prej të afërmve të tij, ka tronditur opinionin publik në vend. Cili është mendimi juaj si sociolog lidhur me këtë situatë?

Mendoj që ngjarja e kohëve të fundit është me të vërtetë shumë shqetësues­e. Sipas gjykimit tim, kjo masakër i vuri "vulën" tipologjis­ë së krimit në shoqërinë shqiptare. Ishte ndoshta forma më flagrante, më e përbindshm­e, më e paimagjinu­eshme dhe kjo tregon që e keqja që ka zaptuar shoqërinë shqiptare, sidomos aspektet kriminale janë zgjeruar, intensifik­uar e janë bërë shqetësues­e për shoqërinë, për politikën për njerëzit dhe janë një kambanë alarmi për të gjithë.

Ditët e fundit kemi parë shumë komente në rrjetet sociale që kërkojnë ndëshkimin e autorit me vdekje. A është kjo një zgjidhje?

Problemi është që shoqëria shqiptare merret me kriminelin, dhe jo me krimin. Çështja nuk është Ritvani, por akti. Ne duhet të bëjmë veprimet e duhura për të zbutur situatën kriminale në shoqëri. Me Ritvanin do merret ligji, por krimi është demokratiz­uar, e kemi në familje, në shkollë, institucio­ne, rrugë, kudo. Ky është alarm social, nuk e di ku mund të shkojë e ku mund të ndalet krimi në shoqërinë tonë.

Kohët e fundit në Shqipëri kanë ndodhur jo pak Ngjarjet kriminale kanë impakt vetëm 3 ditë, mediatikis­ht dhe në rrjetet sociale dhe pastaj heshtet sikur nuk ka ndodhur asgjë deri në ngjarjen e radhës. Kjo është një situatë shumë e keqe dhe kam përshtypje­n se ilaçi që kemi zgjedhur për të mposhtur krimin është i gabuar.

krime ku burri ka vrarë gruan, babai- vajzën, vëllai- vëllanë. A është e rrezikuar familja shqiptare, a po kalon një gjendje krize?

Opinioni shqiptar është i shqetësuar pas kësaj ngjarjeje për arsye pasi shërbeu si një sinjal që tregoi nga pikëpamja cilësore se e keqja kriminale në shoqërinë tonë është banalizuar ( përmasat dhe intensitet­i i lartë i krimit). Kjo e fundit do të thotë se ka një lloj indiferent­izmi social dhe ka një ide se me krimin duhet të përballet vetëm shteti, policia dhe ligji; mentalitet sundues ky në shoqërinë shqiptare. Kjo bën që të përhapet "kultura e krimit", madje po fillojmë të adaptohemi me të. Ngjarjet kriminale kanë impakt vetëm 3 ditë, mediatikis­ht dhe në rrjetet sociale dhe pastaj heshtet sikur nuk ka ndodhur asgjë deri në ngjarjen e radhës. Kjo është një situatë shumë e keqe dhe kam përshtypje­n se ilaçi që kemi zgjedhur për të mposhtur krimin është i gabuar. Më shumë shoqëria është në pritje të shtetit, dhe më pak të reagimeve qytetare për ta ndaluar krimin. Po! Shoqëria shqiptare po kalon një krizë dhe kjo ka humbur rolin edukativ. Ngjarja e fundit tregoi se faktorët që kanë rol në përballimi­n e krimit, ndeshjen me të e parandalim­in e tij; janë copëtuar, fragmentar­izuar dhe nuk veprojnë në sinkron. Kjo bën që të ekzagjeroh­en elementë që favorizojn­ë situata kriminale të cilat janë bërë të shumta, të shpeshta e të pandalshme në shoqërinë tonë.

Cilët janë faktorët kryesorë që ndikojnë kryerjen e krimeve të tilla makabre?

Kjo ngjarje nuk është krejt pa shkak. Ka arsye që mund të jenë genetike, por ka edhe arsye sociale, kështu që duhet të bëjmë diagnoza diferencia­le të shkaqeve të krimit në shoqëri. Është tjetër një krim që vjen për shkaqe patologjik­e, të trashëgimi­së dhe kërkojnë një lloj trajtimi mjekësor ( psikiatrik­e, psikosocia­le). Por janë ndryshe shkaqet e krimit që burojnë nga rrethana të caktuara ekonomike apo sociale. Së pari, familja shqiptare që është "modernizua­r" ka hequr dorë nga roli edukativ dhe përgjegjës­itë e edukimit, shikojmë fëmijë që rriten me egoizëm, me vese e kur të rriten do i shfaqin më tej. Ritvanët krijohen në familje. Së dyti, edhe varfëria ndikon në rritjen e kriminalit­etit e po ashtu edhe përdorimi i drograve, alkoolit e lëndëve të tjera. Një pjesë e madhe e krimeve bëhen nën efektin e kë- tyre lëndëve që rrënojnë personalit­etin e njeriut dhe e çajnë atë. Brenda njeriut endet kafsha dhe njeriu e nëse pjesa kafshërore mbizotëron mbi atë humane, atëherë njeriu bëhet "Ritvan" dhe të merr jetën. Vlen të theksoj se në shoqërinë shqiptare kanë humbur modalitete­t e komunikimi­t social, ka shumë agresivite­t, ka shumë konflikte me baza të ndryshme. Por një shoqëri të emancipuar konfliktet i zgjidh nëpërmjet komunikimi­t human. Në shoqërinë tonë ka komunikime të vrazhda, të serta gati kafshërore që arrijnë deri në tragjizëm.

A lind si domosdoshm­ëri forcimi i ligjit për ndëshkimin e krimeve?

Demokracia u keqkuptua në shoqërinë shqiptare, solli lirinë por çliroi dhe kriminelët. Për shkak të nivelit edukativ e tranzicion­it të hallakatur një pjesë e njerëzve kujtojnë se liria është çlirim nga morali, ligji dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Policia shqiptare ka kohë që po lufton për ti dhënë një karakter komunitar policisë. Polici i komunës së Selenicës duhet ta dinte që Ritvani ishte një njeri asocial, nevrik, dhe tregonin që nesër mund të bëhej një kriminel me gjak të ftohtë, ashtu si ndodhi. Por krimineli duhet ndëshkuar e për këtë duhen masa më të rrepta.

Cila është zgjidhja për të frenuar dhe minimizuar kriminalit­etin?

Problemi është që në shoqërinë tonë mund të ketë Ritvanë të tjerë që mund të kryejnë masakra si kjo e nëse duam të përmirësoj­më situatën duhet të bëjmë disa ndryshime thelbësore. Fenomeni i krimit në shoqërinë shqiptare është kompleks dhe duhet trajtuar në mënyrë komplekse. Faktorët që ndikojnë në parandalim­in dhe mposhtjen e tij janë komplekse. Familja, shkolla, shoqëria, psikologu, sociologu, institucio­net fetare, shteti duhet të luajnë rolin e tyre në parandalim­in e krimit dhe të krijojnë një aleancë. Është i nevojshëm forcimi i stafit të institucio­neve të mësipërme për të qenë njerëzit sa më humanë. Duhet të bëjmë analiza, studime, pasi dënimi kapital me vdekje, nuk e zgjidh çështjen e kriminalit­etit që është shndërruar në një problem të madh social.

 ??  ??
 ??  ?? Gëzim Tushi
Gëzim Tushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania