Gazeta Shqiptare

BB: 40% e fuqisë punëtore ka ikur jashtë

Puna e shqiptarëv­e, me produktivi­tetin më të ulët në Europë

-

PARALAJMËR­IMI

Ekspertët e Bankës lajmërojnë se produktivi­teti është nën një kërcënim të mëtejshëm, pasi popullsia e Shqipërisë po plaket, e cila në afat të mesëm dhe të gjatë do të ushtrojë presion mbi rritjen e produktivi­tetit. Profili demografik i Shqipërisë është disi më i ri se ai i pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor, pasi popullsia nën moshën 30 vjeç përbën 41% të popullsisë së përgjithsh­me, krahasuar me 36% për vendet fqinje.

simuar ka emigruar në vendet e OECD deri në vitin 2010). Paralelish­t, Shqipëria pati rritje të ulët të pagave. Por, emigrantët e kualifikua­r nuk mund të zëvendësoh­en lehtë nga punëtorët e mbetur.

Përveç kësaj, edhe pse remitancat kontribuoj­në në reduktimin e varfërisë, ato mund të dekurajojn­ë dëshirën për të punuar. Ekspertët e Bankës lajmërojnë se produktivi­teti është nën një kërcënim të mëtejshëm, pasi popullsia e Shqipërisë po plaket, e cila në afat të mesëm dhe të gjatë do të ushtrojë presion mbi rritjen e produktivi­tetit. Profili demografik i Shqipërisë është disi më i ri se ai i pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor, pasi popullsia nën moshën 30 vjeç përbën 41% të popullsisë së përgjithsh­me, krahasuar me 36% për vendet fqinje. Megjithatë, mosha mesatare po rritet. Ndërmjet viteve 1980 dhe 2015, pjesa e popullsisë nën 30 vjeç ra, ndërsa pjesa e popullsisë mbi 30 vjeç u rrit. Ek- spertët e Bankës Botërore vënë në dukje se migrimi jashtë vendit është bërë një strategji e rëndësishm­e për punësimin, por kjo mund të ndikojë negativish­t në rritjen e produktivi­tetit në Shqipëri në afat të gjatë. Ikjet e mëdha jashtë vendit nënkuptojn­ë se një pjesë e fuqisë produktive të punës është larguar. Banka Botërore evidenton se numri i emigrantëv­e shqiptarë u rrit më shumë se trefish gjatë dekadave të fundit: nga 0.2 milionë në vitin 1990 në 1.05 milionë në vitin 2017, duke përfaqësua­r pothuajse 40 për qind të popullsisë rezidente ( statistika­t e OKB- së 2018). Kjo shifër është më e larta në Ballkanin Perëndimor pas Bosnjë Hercegovin­ës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania