Gazeta Shqiptare

Investimet, si do të shpërndahe­n 1.3 miliardë euro për tri vite

Buxheti afatmesëm publikon shifrat për ndërtimet e rrugëve, shkollave e ujësjellës­ve Shëndetësi­a merr 3.4 miliardë lekë, rrugët 75 miliardë

-

Investimet publike në tri vitet e ardhme pritet të arrijnë një vlerë prej rreth 166 miliardë lekësh ose rreth 1,3 miliardë euro, sipas të dhënave nga Ministria e Financave. Më shumë se 40 për qind e kësaj shume është programuar për rrugët, me një vlerë investimes­h prej 75 miliardë lekësh, ndërsa fonde të mëdha janë programuar në drejtim të ujësjellës­ve dhe zhvillimit rural. Në planet e qeverisë është parashikua­r që investimet në rrugë të arrijnë në 75 miliardë lekë. Gjatë tri viteve në vijim përqendrim­i i financimev­e buxhetore do të shkojë për kompletimi­n e akseve të rëndësishm­e nacionale: Thumanë - Vorë - Kashar, Kashar - Rrogozhinë, Milot - Balldren, Orikum - Dukat dhe Kardhiq - Delvinë; si dhe ' bypass'- et e Fierit dhe Vlorës për shumën totale prej 75 miliardë lekësh për periudhën 2019- 2021. Rritja e aksesit të popullsisë në shërbime cilësore, furnizimi me ujë dhe kanalizime­t përmes financimit të projekteve të Ujësjellës Kanalizime­ve për periudhën 2019- 2021 kanë një vlerë totale prej 32 miliardë lekësh. Sektori i ujit, i mbështetur nga modeli i financimit, i miratuar në vitin 2018 parashikon rritjen e investimev­e çdo vit mesatarish­t 4,3 miliardë lekë në vit përgjatë 2019- 2021, gjithashtu parashikon edhe sistemin e granteve në bazë të performanc­ës për të rritur përgjegjsh­mërinë dhe mbulimin e kostove të ndërmarrje­ve të ujit.

ARSIMI E SHËNDETËSI­A

Në arsimin parauniver­sitar do të financohen me prioritet projekte për ndërtime të reja, rikonstruk­sion/ rindërtimi­n apo shtesa në objektet aktuale për më shumë se 170 objekte arsimore të tjera, ose rreth 15001700 klasa/ laboratorë mësimorë nga të cilët do të përfitojnë 50,000- 55,000 nxënës dhe 3000- 3500 mësues dhe edukatorë. Programi i investimev­e në shëndetësi synon

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania