Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i kunatit të Lulzim Kullës, policia: Autorët, vrasës me pagesë

Ngjarja e 10 gushtit për gjakmarrje, viktima u akuzua për vrasjen e Kurmemajt në 2011- ën "Në atentatin ndaj Fatbardh Licit morën pjesë 3 persona, ja rolet e 2 bashkëpunë­torëve

-

Pas vrasjes në atentat të 53- vjeçarit Fatbardh Lici, policia ka shoqëruar dhe mori në pyetje 15 persona. Mësohet se pjesa më e madhe e të shoqëruarv­e ishin dëshmitarë, ose persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Viktima ishte babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Familja Lici hapi dyert e mortit, ndërsa 53- vjeçari u përcoll në banesën e fundit në orën 19: 00 të së premtes së 10 gushtit.

mundshme të krimit.

HETIMI

Dyshimet kryesore për vrasjen e Fatbardh Licit janë për gjakmarrje edhe pse kjo mbetet në kuadrin e dyshimeve. Policia pas vrasjes së babait të tre fëmijëve ka rrethuar shtëpinë, në të cilën ka jetuar më përpara Astrit Kurmemaj. Ky i fundit është vrarë në vitin 2011 në Shkodër. Policia në atë kohë dyshoi se

mund të kishte lidhje Fatbardh Lici, por pas shoqërimit të këtij të fundit, u la sërish i lirë duke mos u dënuar për shkak se nuk kishte asnjë provë ndaj tij. Ndërkaq, policia po heton edhe në pista të tjera, me qëllim vrasjen e Fatbardh Licit, që mund të jetë ndonjë hakmarrje ndaj tij për shkak të konfliktev­e të mëparshme me persona të ndryshëm. Policia ka shoqëruar

rreth 15 persona, pjesa më e madhe dëshmitarë ose persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e ndodhur, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Policia po punon për zbardhjen kësaj vrasjeje të ndodhur në Shkodër. Fatbardh Lici është vëllai i Musfata Licit, ky i fundit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, me partinë Mendimi Djathtë Liberal.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania