Gazeta Shqiptare

Sherri në portin e Durrësit, policia nis procedimin penal ndaj rojës italiane të sigurisë

Kapiteni Allka: Pasagjerët po trajtohen si skllevër

-

DURRËS - Dy ditë pas ngjarjes së ndodhur në Portin e Durrësit, ku pasagjerët e një trageti u përfshirë në një sherr të madh me rojet e sigurisë, ka reaguar edhe policia e qytetit bregdetar. Sipas bluve, shkak për dhunën u bë vonesa e tragetit për disa orë, duke shkaktuar nervozizëm e shqetësim tek udhëtarët që prisnin në port. "Në lidhje me një incident që ka ndodhur më datë 11.08.2018 në sheshin e trag- eteve në Port- Durrës, informojmë se konflikti ka nisur midis ekuipazhit të tragetit të linjës Bari- Durrës- Bari dhe pasagjerëv­e. Pasagjerët ishin acaruar pasi kishin disa orë që prisnin për t'i nisur për udhëtim, por trageti kishte pësuar defekt dhe kishte njoftuar se do të kishte vonesë në nisje", thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkaq, bëhet me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një 35- vjeçari me inicialet I. M. ( banues në Itali), me detyrë roje fizike i linjës Bari- DurrësBari, pasi është konfliktua­r dhe ka goditur me sende të forta disa shtetas që do të udhëtonin me traget për në Itali. Sipas policisë ai akuzohet për veprën penale: "Plagosja e lehtë me dashje". Konflikti u shua me ndërhyrjen e punonjësve të Policisë së Kufirit Durrës. Skenat e rënda të konfliktit që u shënuan në terminalin e trageteve në Dur- rës si rezultat i vonesave të trageteve solli mbledhjen emergjente të komitetit të sigurisë në portin e Durrësit ditën e djeshme ku ishte i pranishëm dhe Prefektit i Qarkut, z. Roland Nasto. Kreu Ekzekutiv i APD- së, Afrim Bakaj dhe prefekti pohuan se institucio­net duhet të bashkëpuno­jnë për të shmangur ankesat e pasagjerev­e. Nasto tha se lidhur me incidentin e regjistrua­r më datë 11 gusht në sheshin e trageteve në Port- Durrës, ka filluar procedimi penal. "Pasagjerët po trajtohen si skllevër. Në portin e Durrësit nuk ka asnjë tendë për hije as për makinat as për njerëzit. Nuk kanë ujë, tualete dhe detyrohen të qëndrojnë në pritje me orë të tëra", pohuan kapiteni Taulant Allka dhe oficeri sigurisë Dritan Prifti duke i bërë thirrje portit të marrë masa. Edhe agjencitë e lundrimit ngritën ankesa në drejtim të kushteve të munguara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania