Gazeta Shqiptare

Maskat tentojnë të vjedhin banesën në Korçë, dhunojnë pjesëtarin e familjes

Terror dhe në Gjirokastë­r, 2 persona të maskuar grabisin lokalin në Parkun e Viroit Pronari i shtëpisë: Na sulmuan 4 persona të armatosur

-

Rikthehen maskat në Korçë dhe në Gjirokastë­r. Mbrëmjen e së dielës, katër persona ende të paidentifi­kuar kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Porodinë të Korçës. Mësohet se agresorët kanë hyrë në banesën e 38- vjeçarit me iniciale E. D. dhe kanë lënduar lehtë njërin prej anëtarëve të kësaj familjeje. Ndërsa mbrëmjen e së shtunës, persona të maskuar kanë grabitur punonjësit e një lokali në Gjirokastë­r. Ndërkohë që policia po punon intensivis­ht për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të këtyre dy ngjarjeve.

KORÇË

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Vendore të Korçës bënë me dije se rreth orës 22: 30, maskat kanë tentuar të bastisin me armë banesën e shtetasit E. D.. Gjatë tentativës së grabitjes, agresorët kanë ushtruar terror, por nuk kanë mundur të marrin asgjë dhe janë larguar nga shtëpia.

si pjesë e projektit të saj kërkon të blejë mobilje të reja për mobilimin e ambjenteve të fermave agroturist­ike të përgatitur­a si pjesë e projektit, kryesisht dhoma gjumi dhe ambjente ngrënie. Këto mobilje duhet të transporto­hen dhe montohen në fermat përkatëse në Bashkitë e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës.

Me qëllim mobilimin sa më estetik, projekti ka përgatitur materialet përkatëse me ndihmën e një arkitekti, të cilat përfshijnë foto dhe rendera.

CEED Albania

Nëpërmjet këtij njoftimi kërkon të mbledhë oferta teknike dhe financiare mbi mundësitë e ofrimit të këtyre produkteve.

info@ ceed- albania. org,

Të interesuar­it duhet të dërgojnë në adresën: një email me kërkesën e tyre për të marrë listen e artikujve që do të prokurohen si dhe detaje të tjera teknike, përfshirë renderat. Së bashku me këto materiale të interesuar­it do të marrin edhe dokumentin e plotë të kërkesës për ofertë.

Aplikuesit duhet të jenë kompani të regjistrua­ra në Republikën e Shqipërisë dhe të paisura me të gjithë dokumentac­ionin e lejuar për ofrimin e këtij shërbimi. Forcat e policisë, që shkuan menjëherë në vendngjarj­e morën në pyetje pronarin e shtëpisë, duke mësuar prej tij se autorët ishin të maskuar dhe të armatosur. Blutë ngritën pika të shumta kontrolli përreth zonës, me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorëve, por edhe për të qartësuar rrethanat e ngjarjes.

GJIROKASTË­R

Sipas burimeve nga policia e Gjirokastr­ës, dy persona të maskuar kanë grabitur punonjësit e një lokali. Ngjarja ka ndodhur në orën 22: 00 të së shtunës, ku dy agresorët u shfaqën në momentin që pronari po mbyllte lokalin. Grabitësit goditën me mjete të forta 53- vjeçarin Adriatik B., duke i marrë 580 mijë lekë të vjetra dhe dy celularë ' iPhone 5S' dhe ' Samsung'. Ndërkaq, denoncimi është bërë të dielën, me 12 gusht. "Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht, ndërsa denoncimi në polici është bërë më 12 gusht. Sipas punonjësve të lokalit, në orën 22: 00 në parkun e Viroit, dy persona të maskuar u shfaqën pas tyre në momentin që po mbyllnin lokalin. Uniformat blu në Gjirokastë­r janë duke hetuar për të identifiku­ar dhe arrestuar autorët", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Gjirokastr­ës.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania