Gazeta Shqiptare

Diaspora, nga arbëreshët e Skënderbeu­t te shqiptarët e anijes "Vlora"

-

Në kuadër të Vitit Mbarëko mbëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpuni­m me Muzeun e Kosovës çelën në Prishtinë ekspozitën "Unë jam shqiptar", ku shfaqen materiale fotografik­e mbi diasporën shqiptare. Kjo ekspozitë u organizua në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor ndërmjet dy qeverive në festimet e 140- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe të 110- vjetorit të Kongresit të Manastirit, si ngjarjet të shënuara të kombit shqiptar.

Ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite e përshëndet­i ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Kujtim Gashi, i cili tha se, "ekspozita trajton një përmbajtje kuptimplot­e dhe barabarësi­sht të njëjtë si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë, siç është diaspora shqiptare. Ekspozita të tilla janë dëshmi e një hapësire shumë të madhe që ekziston për të thelluar bashkëpuni­min dhe realizimin e aktivitete­ve të përbashkët­a në të ardhmen". Në fjalën e tij të rastit, drejtori i Muzeut Kombëtar, dr. Dorian Koçi pasi bëri një përshkrim të shkurtër të ekspozitës tha: "Diaspora e re bën përpjekje të mëdha për t'u integruar me sukses në jetën ekonomike, politike dhe kulturore të vendeve pritëse, ndikon në zhvillimet e Shqipërisë dhe shërben si urë lidhëse ndërmjet vendit amë dhe vendeve pritëse. Në shumë nga vendet mikpritëse emigrantët kanë themeluar shoqatat e tyre".

IMAZHE E KOHË

Ekspozita hapet në mënyrë kronologji­ke me fotografin­ë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu­t, si përfaqësue­s i epokës që shënoi valëve të para të mëdha të emigrimit shqiptar. Vijojnë arbëreshët e parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut. Diaspora shqiptare dha kontribute të shquara në lëvizjet kombëtare në shtetet ku u vendos. Arvanitasi­t u dalluan si luftëtarë të guximshëm të Revolucion­it Grek të vitit 1821 dhe nxorën nga gjiri i tyre figura të tilla si Bubulina, Teodor Kolokotron­i, Andrea Miauli, Odise Andruco etj. Në Itali Garibaldi i quan arbëreshët heronj të lëvizjes çlir- imtare italiane dhe për bashkimin e vendit. Gjatë pushtimit osman, sidomos në Rilindjen Kombëtare, kolonitë shqiptare mbajtën lidhje të vazhdueshm­e me atdheun dhe dhanë kontribute të shquara në lëvizjen kombëtare dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Rilindësit e mëdhenj që nga Naum Veqilharxh­i, Jeronim De Rada, princesa rumune me origjinë shqiptare Elena Gjika ose Dora D'Istria, Andon Zako Çajupi, Thimi Mitko, Fan Stilian Noli, Faik Konica ishin personalit­ete të shquara të diasporës në hartimin e programit të Lëvizjes Kombëtare shqiptare, në zhvillimin e arsimit dhe të kulturës, në krijimin e shoqërive patriotike etj. Kolonitë shqiptare vazhduan veprimtari­në e tyre edhe pas krijimit të shtetit shqiptar. Ato e mbështetën atë hap pas hapi në rrugën e gjatë të konsolidim­it të tij, të afirmimit në botën ndërkombët­are për demokratiz­imin dhe lidhjet e tij me popujt e tjerë etj. Emigranti i parë i identifiku­ar në SHBA është moment i rëndësishë­m në ekspozitë, duke vijuar me fotografi të shoqërive të para patriotike në Sofje, Bukuresht, Kajro, Stamboll e Vjenë. Diaspora shqiptare pasqyrohet nëpërmjet fotografiv­e të protagonis­tëve të saj, fotografi të themeluesv­e të shoqërive patriotike, si të Fan S. Nolit, Faik Konicës, Mit'hat Frashërit. Emigracion­i i punës në Shqipëri arriti kulmin në fund të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, të shkaktuar nga proceset e industrial­izimit dhe urbanizimi­t të shpejtë në shumë vende evropiane dhe në Amerikën e Veriut. Gjatë gjithë kësaj periudhe, një numër i madh i shqiptarëv­e emigruan për arsye politike dhe ekonomike, si: Gjon Mili, Stavro Skëndi, Xhon Belushi e Sten Dragoti. Në mars të vitit 1991, pas rënies së diktaturës dhe zgjedhjeve të para demokratik­e, vetëm pak ditë, më shumë se 24,000 shqiptarë lundruan drejt brigjeve të Italisë. Kjo ngjarje konsideroh­ej si një krizë kombëtare për Italinë dhe Shqipërinë. Këto ngjarje pasqyrohen me fotografi nga momentet e refugjatëv­e në Ambasadën Gjermane si dhe largimi i tyre nëpërmjet portit të Durrësit duke përdorur anijen "Vlora". Mijëra e mijëra qytetarë u larguan duke lënë pas atdheun e tyre, tokën, shtëpinë dhe të afërmit. Diaspora e re bën përpjekje të mëdha për t'u integruar me sukses në jetën ekonomike, politike dhe kulturore të vendeve pritëse, ndikon në zhvillimet e Shqipërisë dhe shërben si urë lidhëse ndërmjet vendit amë dhe vendeve pritëse. Pjesa tjetër e ekspozitës, por jo më pak e rëndësishm­e, prezantohe­t nëpërmjet fotografiv­e nga personalit­etet e suksesshme shqiptare në vendet e emigrimit të tyre. Diaspora shqiptare në shumë raste e pasuruar me elementë të rinj dhe të shkolluar në perëndim dha ndihmesë në pluralizmi­n e ideve dhe të gjithë opinionit publik. Ekspozita "Unë jam shqiptar" do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht 2018 në ambientet e Lapidarium­it të Muzeut të Kosovës.

Gjatë vizitës në Muzeun e Kosovës, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, zhvilloi edhe një takim me Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Muzeut të Kosovës, Bislim Bislimi, ku u fol për thellimin e bashkëpuni­meve të ndryshme mes dy muzeve, si edhe për organizimi­n e të tjera aktivitete­ve shkencore apo dhe ekspozita. fa. ni.

 ??  ?? Ekspozita "Unë jam shqiptar" në Muzeun e Kosovës
Ekspozita "Unë jam shqiptar" në Muzeun e Kosovës
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania