Gazeta Shqiptare

Debati për kufijtë, Kurti: Bisedimet janë më afër luftës se paqes

Kreu i lëvizjes Vetëvendos­je: Thaçi do të jetë larg Gjykatës së Posaçme "S' duhet të shkatërroj­më Kosovën për ta bashkuar me Shqipërinë"

-

Të shumta kanë qenë bisedimet, dhe vijojnë të jenë, lidhur me kufijtë e Kosovës me Serbinë. Ndërkohë që ditën e djeshme një opinion e ka dhënë edhe kryetari i lëvizjes Vetëvendos­je, Albin Kurti, në një intervistë për zërin e Amerikës. Ai tha se synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territores­h, janë të gabuara dhe mund të kenë pasoja të dëmshme. Kurti, gjithashtu, shprehu se debatet e fundit më shumë lidhen me tendencën e presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, që të jetë sa më larg Gjykatës së Posaçme. Ai shtoi se është kundër idesë që për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë, të falet veriu i Kosovës. Zëri i Amerikës: Z. Kurti, në Kosovë kanë shpërthyer debatet rreth marrëveshj­es përfundimt­are për normalizim­in e marrëdhëni­eve me Serbinë, posaçërish­t pasi që presidenti Hashim Thaçi hodhi idenë e korrigjimi­t të kufijve. Si e shihni ju këtë propozim? Albin Kurti: Synimet për korrigjim territores­h ose shkëmbim territoria­l janë synime të gabuara, që do të kenë pasoja të dëmshme. Korrigjimi i kufijve bëhet për arsye minore që maten prej dhjetëra apo qindra hektarësh maksimalis­ht, por kurrsesi me një krahinë të tërë siç është ajo e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Korrigjimi i kufijve bie tek regjistri i demarkacio­nit dhe këtë të enjte bëhen saktësisht gjashtë muaj prej se presidenti Thaçi ka nënshkruar marrëveshj­e me homologun e tij malazez Vujanoviç për korrigjimi­n e kufirit me Malin e Zi. Ai nuk e bëri me Malin e Zi, kemi marrëveshj­e të nënshkruar dhe asnjë hap në terren dhe tashmë po kalon në korrigjimi­n e radhës. Për bindjen time, ajo çfarë po ndodh më shumë ka të bëjë me tendencën e tij që të jetë sa më larg Gjykatës së Posaçme që e ka imponuar vetë se sa që Kosova të jetë më afër shtet ndërtimit apo integrimev­e evropiane. "Zëri i Amerikës": Presidenti Thaçi thotë se ideja e tij përjashton ndarjen e Kosovës dhe përfshinë bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovën. Përse duhet kundërshtu­ar një gjë e tillë? Albin Kurti: Ai ( presidenti) ka qenë dy mandate kryeminist­ër dhe ka pasur shansin që referendum­in e vitit 1992 të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit ta vë në jetë me hapa politik e qeveritar. Nuk e ka bërë këtë gjë. Tashmë është në kuadër të logjikës së shkëmbimit territoria­l. Për bindjen time, funksioni i shkëmbimit territoria­l është veç se tëhuajësim­i shpirtëror i shqiptarëv­e prej veriut të Kosovës dhe në anën tjetër tjetërsimi i atij veriu prej shtetit të Kosovës. Kur thua, dua shkëmbim territoria­l, kjo i bie që ke hequr dorë nga veriu ndërkohë që luginën e Preshevës nuk ta jep Serbia. Unë jam në veçanti i brengosur për shkak se diskutimet për shkëmbime territoria­le nga përvoja e hidhur e historisë më të re të Ballkanit, tregon se shpie më parë në zhvendosje të popullsisë se sa në ndryshim të kufijve. Ne e dimë shumë mirë se si dialogu për territore është më afër luftës se sa paqes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania