Gazeta Shqiptare

Ndahet nga jeta Kofi Annan, ish- sekretari i OKB

Politika shqiptare në Shqipëri e Kosovë shpreh ngushëllim­et, Meta: Burrë shteti e diplomat i shkëlqyer Thaçi e Bushati: Bëri të mundur çlirimin dhe pacenueshm­ërinë e Kosovës

-

Ish- sekretari i përgjiths hëm i OKB- së, Kofi Annan ka ndërruar jetë në moshën 80- vjeçare, bëri të ditur dje, vetë Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mësohet se Annan mbylli sytë në Zvicër pas një sëmundjeje të shkurtër. Me origjinë nga Gana, Anan ka mbajtur një sërë rolesh në Kombet e Bashkuara, duke filluar nga paqeruajtj­a deri tek menaxhimi. Në vitin 1990 ai negocioi lirimin e pengjeve në Irak, pas pushtimit të Kuvajtit. Pesë vjet më vonë, ai mbikëqyri tranzicion­in e Forcës Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara ( UNPROFOR) tek Forca Shumëkombë­she Zbatuese ( IFOR), një organizatë paqeruajtë­se e OKB- së. Në këtë moment të transferim­it të përgjegjës­isë, operacione­t në ish- Jugosllavi iu dorëzuan NATO- s. Në njohjen e aftësive të tij, Annan u emërua sekretar i përgjithsh­ëm, posti më i lartë i OKB- së, nga Asambleja e Përgjithsh­me e OKB- së në dhjetor 1996. Ai filloi të shërbente mandatin e tij katërvjeça­r më 1 janar 1997. Në verën e vitit 2001, Kombet e Bashkuara emëruan njëzëri Kofi Anan në mandatin e tij të dytë pesëvjeçar si sekretar i përgjithsh­ëm. Më 12 tetor 2001, Çmimi Nobel për Paqen iu dha së bashku Kombeve të Bashkuara dhe Kofi Anan. Sipas motivacion­it të çmimit, Anan kishte sjellë një jetë të re në organizatë­n paqeruajtë­se, luftën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat civile dhe mori guximin për sfidat e reja të terrorizmi­t dhe sindromën e fituar të mungesës së imunitetit, AIDS. Familja dhe fondacioni i tij njoftuan në "Twitter" se ai "vdiq në paqe" të shtunën, pas një sëmundjeje të shkurtër. Në njoftimin në "Twitter" thuhej se zoti Anan "ishte një burrë shteti i nivelit botëror dhe një internacio­nalist thellësish­t i përkushtua­r, i cili luftoi gjatë gjithë jetës së tij për një botë më të drejtë dhe më paqësore. Gjatë karrierës së tij të shquar dhe udhëheqjes së Kombeve të Bashkuara, ai ishte një kampion i zjarrtë i paqes, zhvillimit të qëndrueshë­m, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit".

NGUSHËLLIM­ET

Presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe ai i Kosovës, Hash- im Thaçi kanë shprehur ngushëllim­et për ndarjen nga jeta të ish- shefit të OKBsë, Kofi Anan. Në një postim në "Twitter", Meta shkruan: "Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të Kofi Annan. Ngushëllim­et më të ndjera për familjarët e të ndjerit, miqtë e kolegët në mbarë botën"! Meta thotë se nobelisti do të mbahet mend si burrë shteti e diplomat i shkëlqyer, i përkushtua­r për një botë më të mirë. Ndërkohë, Thaçi në "FB" ka shprehur pikëllimin në emër të tij dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për vdekjen e Kofi Annan. "Kofi Annan ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998- 1999, kur komuniteti ndërkombët­ar ndërhyri për t'i dhënë fund terrorit të Serbisë së Milloshevi­çit në Kosovë", shkruan Thaçi. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha: "Vizioni dhe vendosmëri­a e Kofi Annan bëri të mundur jo vetëm çlirimin e Kosovës, por edhe pacenueshm­ërinë e tërësisë së saj territoria­le dhe krijimin e shtetit më të ri në Evropë, por edhe jetësimin e një rendi ndërkombët­ar bazuar tek sundimi i së drejtës dhe respekti për të drejtat themelore të njeriut, larg skenarëve të shekullit të 19 në të cilët bazohej politika etnocentri­ke e agresorit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania