Gazeta Shqiptare

Ne të gjallët dhe muzeu te kampi i internimit, që e bën Tepelenën ‘ Aushvic’

Simon Mirakaj: Nuk kanë faj mirditorët për Spaçin, as matjanët për burgun e Burrelit Ardian Ndreca: Kampi i shfarosjes ishte kamp i komunizmit dhe jo i popullit të Tepelenës

- Fatmira Nikolli

Ne filluam të ndërtonim një tempull. Mos kemi bitisur me një kishëz? Jo. Madje, nuk kemi bitisur asnjë nevojtore. Përfunduam me një kuzhinë plot myk, me një stufë të dorës së dytë. Ndezëm zjarrin nën një kusi, ziemë, përziemë dhe trazuam zjarr, gjak e çelik. Çfarë peshkuam në këtë çorbë të re? Njerëz të rinj? Njerëz prej graniti? Apo të paktën ndonjë përbindësh të llahtarshë­m”? Stepan Timoshenko i drejtohet shoku Morozov me një monolog ku zbraz të gjithë zhgënjimin e tij, pasi shihen qartë pasojat e revolucion­it rus tek romani “Ne të gjallët” e Ayn Rand. Paralelet që mund të hiqen me Shqipërinë e pasluftës kur u dukën qartë pasojat e fitores komuniste, apo me çdo Shqipëri tjetër pasi qeverive u del boja e premtimeve të pambajtura nuk mund të anashkaloh­en. Por në turravrapi­n e krahasimev­e me çaste historike, do na duhet shpesh të mbajmë hapat jo vetëm para veprave letrare. Për “Ne të gjallët”, po aq rëndësi kanë edhe veprat inxhinieri­ke apo godinat që bartin kujtesën për ‘ ata të vdekurit’ që nuk ia dolëm t’i shpëtojmë. Qoftë edhe duke i vënë vetes e qyteteve tona ‘ damkën e turpit’ se ç’lejuan të ndodhë a ç’nuk mundëm të shmangim.

Kthimi në muze i ish- kampit të internimit në Tepelenë, një nismë e Autoriteti­t për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit në funksion të kujtesës për jetët e humbura, ka hasur së fundmi në një debat që po aq sa të shkuarën vë në pah edhe absurdin. Debati nisi herët me etiketën e një krahasimi të çalë me Aushvicin ( ne vramë më pak se nazistët), e kthehet së fundmi me një lutje për kreun e bashkisë që të mos e kthejë Tepelenën në Aushvic ( përmes një muzeu). Po si mund ta bëjë Aushvic një muze nëse nuk qe një vend torture e skamjeje? Pas debateve në rrjetet sociale, thirrja për Tërmet Peçin ( kreu i Bashkisë së Tepelenës) ka ardhur nga përtej Oqeanit. E reagimet kanë qenë të menjëhersh­me.

Pse fyhet Tepelena për atë që ka ndodhur në territorin e saj nga komunizmi; atë që në fakt ka ndodhur edhe në qytete e fshatra të tjera? Simon Mirakaj, një i mbijetuar i kampit që është pjesë e Autoriteti­t të Dosjeve, refuzon të shohë lidhje faji mes banorëve dhe kampit të kahershëm. “Të nderuar zonja e zotërinj brenda dhe jashtë atdheut. Duke parë e dëgjuar disa zëra kundra bërjes muze të ish- kampit të Tepelenës me justifikim­in se i prish imazhin Tepelenës ( me këto zëra që u është bashkuar dhe një qytetar Ameri- kan i quajtur Dioguard), desha t’iu them këtyre zotërinjve se Tepelena nuk është e juaja, Tepelena është e juaja, është e imja, është e të gjithë atyre që flasin e mendojnë shqip, po kështu është dhe Gjirokastr­a, Shkodra, Tropo- ja, Korça e Përmeti. Nuk janë fajtorë matjanët për burgun e Burrelit, nuk janë fajtorë mirditorët për burgun e Spaçit, nuk janë fajtorë pukjanët për burgun e Qafë- Barit. Ka fajtorë: e kjo është diktatura bashkë me diktatorin Enver Hoxha e shokët e tij. Ju zotëri me zërin kundër, gjykoni e arsyetoni me syrin e mendjes jo me atë të urrejtjes”.

Po kaq i habitur nga qëndrimi është edhe Ardian Ndreca, profesor në Universite­tin Urbaniana në Romë. “Joseph DioGuardi, nji politikan pluri- dështak amerikan, nuk dihet se për çfarë alkimije u ba zadhanës i disa komunistav­e të pacipë shqiptarë të cilëve u jep bezdi përkujtimi i viktimave të komunizmit shqiptar. DioGuardi me argumentet e tija qesharake u tregue nji budalla i rrjedhun, lehtësisht i përdorshëm. Në vitin 1996 kur vinte në Tiranë për me mbështetë interesat e pakicës greke në Shqipni ishte shumë ma i kthjellët se sot. Përkujtimi­n e viktimave të komunizmit sigurisht që s’do ta ndalin letrat e tija të neveritshm­e patetike, dhe as ata që djallëzish­t e kanë frymzue për me i shkrue. Kampi i shfarosjes ishte kamp i komunizmit dhe jo i popullit të Tepelenës. T’ia shpjegojë dikush këtë gja këtij teveqeli të mërzitshëm”.

“Çfarë peshkuam në këtë çorbë të re? Njerëz të rinj? Jo. Kandrra të vogla e të shpifura që spërdridhe­n. Qenie të vogla që përkulen në të gjitha anët si të mos kishin kocka. Qenie të vogla që nuk ulin shpinën përultësis­ht për t’i fshikullua­r me kamxhik, por marrin kamxhikun dhe fshikulloj­ën veten”, vijon Stepan Timoshenko te “Ne të gjallët”, duke përçuar njëfarësoj detyrën që nëse jeta atyre të vdekurve shkoi, për hiçmosgjë, për një tekë a për një statistikë në kohën kur njeriut nuk i lejohej të mendohej, nëse me vdekjen e tyre na thanë ne se sa vlen jeta, më së paku, ne duhet t’i kujtojmë pa e quajtur varrin e tyre turpin tonë, jo se nuk është, po se nuk mundemi thjesht ta heqim sysh për të fshehur bëmën tonë, dështimin tonë, krimin tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania