Gazeta Shqiptare

Paloka: Rama bashkëqeve­risë me kriminelë, me ta pastron paratë

Arrestimi i Edmond Begos, PD: Miku i Aldo Bares u mbrojt nga Balla, bëjnë biznes bashkë "Bego njihet me 3 emra, bën biznes i qetë në Shqipëri"

- Valentina Madani

Opozita akuzoi dje mazhorancë­n qever isëse për lidhje të forta me kriminelët. Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka bëri dje të ditur se një trafikant ndërkombët­ar droge jeton i lirë në Shqipëri dhe është i përfshirë në biznesin e ndërtimit. Paloka tha se mbrëmjen e së shtunës u arrestua nga policia greke, Edmond Bego i dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik ndërkombët­ar droge, "biznesmen i lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës". Sipas PD- së, miku i Aldo Bares shëtiste lirisht në Shqipëri pavarësish­t se mbi të rëndonte një dënim prej 21 vitesh burg për trafik droge. Paloka akuzoi deputetin socialist Taulant Balla si të lidhur direkt me Begon, pasi sipas tij, janë të lidhur në biznes. Paloka ngriti disa pyetje, e teksa nxori emrin e deputetit te PS Taulant Balla, tha se ditët në vijim PD do të bëjë transparen­ce përse ligji nuk ka vepruar ndaj Begos që njihet me emër tjetër për policinë, Italinë e biznesin në Shqipëri. Partia Demokratik­e e konsideron biznesmeni­n Edmond Bego, të arrestuar nga policia greke për llogari të italianëve, si njeri të lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Ndonëse Bego ishte dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik ndërkombët­ar droge, sipas demokratëv­e ai gëzonte mbrojtjen e qeverisë shqiptare, arsye për të cilën - theksojnë demokratët, - i kërkuari ka vijuar të qëndrojë i lirë. "Trafikanti ndërkombët­ar i drogës, anëtari i bandës së Aldo Bares jetonte i lirë në Shqipëri, ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi, nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie. Nëse Edmond Bego nuk do të ishte nisur me pushime në Greqi, sot shqiptarët nuk do të dinin se një kriminel i rrezikshëm ka vazhduar të pasurohet lirisht, duke u lidhur drejtpërdr­ejt me disa nga njerëzit më të pushtetshë­m në vend, edhe pse ishte i dënuar për trafik ndërkombët­ar droge në Itali", tha nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka. Përmes nënkryetar­it Paloka, demokratët për momentin i kanë akuzat në formë pyetjesh, ndonëse disa emra i lënë pa i përmendur. "Si është e mundur që një trafikant ndërkombët­ar droge, i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t ital-

iane, arrestohet nga policia greke, por jo nga policia shqiptare? Si është e mundur që një trafikant i dënuar droge, jo vetëm nuk arrestohet, por bën i qetë biznes në Shqipëri? A është Taulant Balla, politikani që e ka marrë në mbrojtje trafikanti­n e drogës dhe bën biznes me të?", deklaroi z. Paloka. Demokratët pohojnë se do t'u

japin përgjigje këtyre pyetjeve në ditët në vijim, por ndërkohë kërkojnë nga prokuroria të hetojë përse policia shqiptare nuk veproi ndaj një personi në kërkim për trafik ndërkombët­ar droge. Edi Paloka i bëri thirrje gjithashtu edhe prokuroris­ë të nisë menjëherë hetimet për moszbatimi­n e ligjit Policia e Igumenicës, në bashkëpuni­m me sektorin e kontrollit të pasaportav­e të Sajadhes, kanë arrestuar mbrëmjen e të shtunës të shumëkërku­arin shqiptar Edmond Bego, 48- vjeç. PD e konsideron biznesmeni­n Edmond Bego, të arrestuar nga policia greke për llogari të italianëve, si njeri të lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës.

duke e lënë të lirë shtetasin e arrestuar duke u shprehur se heshtja e prokuroris­ë është mbështetje të krimit të organizuar. "Heshtja e prokuroris­ë do të jetë një tjetër e dhënë që edhe ky organ tashmë është tërësisht në mbështetje të krimit të organizuar dhe jo në luftë me të", u shpreh z. Paloka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania