Gazeta Shqiptare

Ndreu: Suflerët e trullosur të PD- së kanë lajthitur, e liroi qeveria ‘ Berisha’

Deputeti i PS i kundërpërg­jigjet akuzave të PD

-

Partia

Demokratik­e e kon sideroi biznesmeni­n Edmond Bego, të arrestuar nga policia greke për llogari të italianëve, si njeri të lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Por pas akuzave të PD ka ardhur edhe reagimi i parë nga radhët e PS. Deputeti Pjerin Ndreu e ka quajtur lajthitje totale qëndrimin e PD. "Lajthitja totale e një forcë politike që quhet PD është evidente. Ndërsa bëjnë opozitë, shfaqin simptoma të rënda në interpreti­min e ngjarjeve të ndryshme. Të ngërthyer në mllefin e ekstrem kundër Edi Ramës iu është errur logjika dhe nuk dinë ca thonë! Në pamundësi totale për të përballuar forcën e lidershipi­t të PS- së, dalin në konferenca shtypi e thonë çfarë nuk thonë. Rasti i një të ashtuquajt­uri Mond Bega që na qenka arrestuar në Greqi sipas PD përbën arsye për t'ju vërsu- lur qeverisë , Edi Ramë s dhe Taulant Ballë s, se paskan ndihmuar këtë të dënuarin! Po mirë PS paska ndihmuar sipas Palokës, Mondin mos të kapet, po në gjykatë kush e ndihmoi që konvertoi dënimin nga 21 në 4 vjet ? Ndërsa PS paska lidhje me Mondin, lidhjen me kryesuesin e kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë, njeri i afërt i Berishës dhe i zgjedhur prej tij kush ia bëri ?! Sipas suflereve të trullosur të PD miqtë e tyre i lehtësuan dënimin dhe e lanë të lirë në gjykatë, ndërsa në PS kanë faj se nuk e kapi policia ! Zotërinj, ju rroftë kontributi ju dhe derivateve tuaj në gjykatë për ta liruar nga dënimi. Aq me keq kur dhe vetë autoritete­t greke e kanë liruar pasi ka tregu pikërisht konvertime­t e dënimeve të pjellave tuaja në gjykatë ! E kuptoni sa të pështirë jeni, e lironi vetë dhe dilni në foltore e fajësoni të tjerët! Më të lajthitur se kaq s'ke ku gjen! Të fala nga selia e PD së përhumbur!",- shkruan Ndreu

 ??  ?? Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka
Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania