Gazeta Shqiptare

Projekti rrugor Qafë Thanë- Pogradec, Shehi: I gabuar, me plot rreziqe

"Vepër e shtrenjtë dhe e panevojshm­e"

-

Kreu i LZHK- së, deputeti Dashamir Shehu, evidenton disa probleme qe ai sheh nga projekti që po vihet në zbatim aktualisht në segmentin e rrugës Qafë- Thanë- Pogradec, konkretish­t në pjesën e fundit në hyrje të qytetit të Pogradecit. Sipas Shehit, ky projekt është i gabuar dhe një rrezik permanent për rrëshqitje të reja. "Dy fjalë për një vepër të shtrenjtë dhe të panevojshm­e. Në të hyrë të Pogradecit po ndërtohet segmenti i fundit i rrugës së re Qafë Thanë- Pogradec, rreth 900 metra i gjatë . Pjesa tjetër e rrugës pothuajse ka mbaruar dhe për të qenë të sinqertë është një rrugë e një kualiteti të lartë për standardet tona të ndërtimit përtej zg- jatjes shumëvjeça­re për t'u përfunduar ( trotuare, ndriçim, sisteme mbrojtëse metalike, nënkalime). Deri këtu jemi ne rregull. Problemi fillon me pjesën e fundit në të hyrë të Pogradecit", shprehet z. Shehi. Ai vë në dukje se "Eshtë bërë një projekt gjigand me katër tunele të hapura betoni, të ashtuquajt­ura "panoramike" që kanë kushtuar miliona euro ( rreth 12 milionë thuhet, se në tabelën treguese nuk ekziston shifra) por njëkohësis­ht është dashur që të krijohet dhe një skarpate ne faqen e malit që për shumë vite do të duket si një gurore gjigande, përtej faktit që vazhdimish­t do të jetë e kërcënuar nga rrëshqitja e malit, siç ka ndodhur tashmë". "Si konkluzion, unë mendoj që është një projekt i gabuar dhe i shtrenjtë ( me aq para mund të bëhej i gjithë projekti i ri i sistemimit të zonës nga Pogradeci në Volorekë) aspak ekogjik dhe pa qëndrueshm­ëri për të ardhmen. Fatkeqësis­ht ky nuk është i vetmi projekt pjellë e mendjeve të sëmura dhe situatave korruptive që ka prodhuar "rilindja",- tha z. Shehi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania