Gazeta Shqiptare

Grabitet karburanti në Lezhë, plagoset me armë gjatë përleshjes roja

Policia sekuestron kamerat e sigurisë, po punohet për identifiki­min e autorit Martin Prenga: Një person i maskuar e me pistoletë, më tha: Lekët!

-

Një roje karburanti ka mbetur i plago sur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Lezhë, gjatë përleshjes me një grabitës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën dytësore Lezhë- Rrilë, ku një person i maskuar dhe me armë ka arritur të marrë një shumë parash nga pika e karburanti­t. Punonjësi i karburanti­t, Martin Prenga gjatë tentativës për të ndaluar grabitësin ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa ky i fundit ka arritur të largohet me një makinë pa targa. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifiki­min dhe kapjen e autorit.

NGJARJA

Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22: 30, një pikë karburanti e ndodhur në rrugën dytësore LezhëRrilë, ka rënë pre e grabitësve. Një person i maskuar ka hyrë për të vjedhur pikën e karburanti­t dhe për pasojë ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë 50- vjeçarin Martin Prenga, punonjës në karburant, i cili është dërguar menjëherë drejt spitalit te Tiranës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarj­e mbërritën menjëherë forcat e policisë, te cilët u vunë në ndjekje të autorit. Mësohet se grabitësi ka vepruar i vetëm. Policia ka sekuestrua­r kamerat e sigurisë për të parë nëse mund të bjerë në gjurmët e autorit. Grabitësi ka mundur të marrë një sasi të konsiderue­shme parash dhe është larguar me shpejtësi, por ende nuk është saktësuar vlera që i është marrë rojës së pikës së karburanti­t. "Më datë 18.08.2018, rreth orës 22: 50, në aksin rrugor rural Lezhë - Rrilë, tek një karburant, një person për të cilin vazhdojnë hetimet për identifiki­min dhe kapjen e tij, ka hyrë për të vjedhur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasi M. P., punonjës në karburant, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën"- thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë roja i karburanti­t, i cili është është transportu­ar për në Spitalin e Traumës në Tiranës, ku i është dhënë ndihma e pare tregon për ABC News së nuk ka mundur ta identifiko­jë autorin pasi ka qenë i maskuar. "Isha në vendroje. Një person i maskuar me një armë në dorë hapi derën me forcë dhe më tha: Lekët, lekët! Instinktiv­isht u çova në këmbë. Zgjata dorën të shtypja pulsan- tin e alarmit. Në atë moment personi i maskuar më drejtoi pistoletën. Me dorën e majtë unë i ula tytën e armës, por aty ai qëlloi duke më plagosur në këmbë. Nga ai moment nuk mbaj mend më. Nuk e njoha cili ishte dhe as nuk e kuptova se me çfarë mjeti erdhi apo u largua", është shprehur punonjësi i karburanti­t Martin Prenga. Sakaq grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIM ANKANDI

"Isha në vendroje. Një person i maskuar me një armë në dorë hapi derën me forcë dhe më tha: Lekët, lekët! Instinktiv­isht u çova në këmbë. Zgjata dorën të shtypja pulsantin e alarmit. Në atë moment personi i maskuar më drejtoi pistoletën. Me dorën e majtë unë i ula tytën e armës, por aty ai qëlloi duke më plagosur në këmbë. Nga ai moment nuk mbaj mend më. Nuk e njoha cili ishte dhe as nuk e kuptova se me çfarë mjeti erdhi apo u largua", është shprehur punonjësi i karburanti­t Martin Prenga.

 ??  ?? Karburanti ku ndodhi grabitja
Karburanti ku ndodhi grabitja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania