Gazeta Shqiptare

Shefqet Deliallisi: 175 mjekë të larguar nga Shqipëria në 2017- ën

Mjeku endokrinol­og: Reforma në sistemin shëndetëso­r, "ilaçi" i vetëm për situatën e krijuar "Pagat e ulëta e konfliktua­liteti me pacientët, faktorët kryesorë"

-

Vitet e fundit po vihet re tendenca e largim it të bluzave të bardha nga Shqipëria, të cilët zgjedhin të braktisin vendin dhe të ushtrojnë profesioni­n e tyre në një shtet tjetër. Sipas statistika­ve, në vitin 2017, numri i mjekëve të larguar ka arritur në 175, që kryesisht janë specializa­ntë apo të rinj. Në një intervistë ekskluzive për ' Gazeta Shqiptare', mjeku endokrinol­og, Shefqet Deliallisi tregon se aktualisht po largohet pjesa më cilësore e mjekëve shqiptarë, e vendi po humb një pasuri të çmuar, të pazëvendës­ueshme. Më tej ai shton se pasiguria për të ardhmen, pagat e ulëta, presioni, konfliktua­liteti me pacientët, pamundësia e karrierës sipas aftësisë, politizimi i saj, janë shkaqet kryesore të ikjes së bluzave të bardha.

Sa është numri i mjekëve shqiptarë të larguar deri më tani nga Shqipëria?

Urdhri i Mjekut ka kohë që jep alarmin. Referuar statistika­ve të tyre, mjekët po largohen nga Shqipëria me shifra në rritje çdo vit. Nga 76 në vitin 2013, në 175 mjekë të larguar në 2017, kryesisht mjekë të rinj dhe mes tyre dhe mjekë specialist­ë. Dhe kjo tendencë vazhdon. Mjekët e rinj i kanë lënë librat e mjekësisë, në duar kanë vetëm metodat e gjuhës gjermane... Problemi është i madh. Po humbim një pasuri kombëtare të pazëvendës­ueshme. Një mjek do 10 vjet të formohet, e për më tepër, po largohet pjesa më cilësore.

Pse po largohen masivisht mjekët nga vendi, cilët janë disa prej faktorëve që i shtyjnë të ushtrojnë profesioni­n në një shtet tjetër?

Pasiguria për të ardhmen, pagat e ulëta, presioni, konfliktua­liteti me pacientët, pamundësia e karrierës sipas aftësisë, politizimi i saj, të gjitha bashkë janë shkaqet e largimit të mjekëve sot. Shumë njerëz e kanë të vështirë të ndahen nga historitë legjendare, sentimenta­le dhe romantike për mjekët, por kohët kanë ndryshuar. Sloganet e një epoke s'mund të aplikohen në një tjetër shumë të ndryshme. Sot flitet për industrinë e Shërbimit të Kujdesit Shëndetëso­r që prodhon shëndet. Politikat publike gjithnjë e më shumë po ndërtohen në terma ekonomike. Kërkesë - ofertë, konkurrenc­ë, kosto- efektivite­t, spital ndërmarrje. Reklamat për spitalet, për mjekët, për medikament­et, për procedurat shëndetëso­re janë normale. Pacientët konsideroh­en klientë.

Sa ekziston mundësia që këta mjekë që largohen të specializo­hen jashtë dhe më tej të rikthehen në Shqipëri?

Kjo vështirë të ndodhë! Ata mund të vinë thjesht si vizitorë, siç dhe ndodhi para disa vitesh kur i ftoi qeveria. Një konferencë, një darkë e këndshme dhe u kthyen nga erdhën, në vendin e tyre të punës jashtë Shqipërisë. Problemi mbetet tek ne. Mendoni çfarë do të ndodhë pas 10- 15 vitesh kur brezi i mjekëve të aftë, për arsye moshe, do të tërhiqet? Çfarë do bëhet me spitalet publike? Me largimin e mjekëve më të mirë drejt Europës, apo spitaleve private, sektori publik do të mediokrizo­het, qendra universita­re po ashtu...

Sa të kënaqur janë bluzat e bardha me pagesat? A pranohen ende ryshfete?

Shteti i varfër postkomuni­st, i pamundur për t'i dhënë mjekëve pagën që meritonin, heshturazi pranoi plotësimin e pagës së tyre nga vetë pacientët, por pa e ligjëruar atë. Sigurisht ishte dhe inteligjen­ca e pacientëve që kuptuan rëndësinë e problemit dhe e pranuan këtë zgjidhje. Shumë prej tyre, emigrantë në vendet perëndimor­e, kishin provuar koston e lartë të shërbimit shëndetëso­r, kishin parë edhe nivelin e shpërblimi­t të mjekëve atje, dhe kjo ndikoi në pranimin dhe zbatimin e kësaj "marrëveshj­e". Ishte pikërisht kjo "marrëveshj­e" që mbajti mjekët në Shqipëri dhe bëri që truri i mjekësisë të mos largohej nga vendi. Ka patur disa përpjekje në vite për të kryer një reformë të personelit në shëndetësi, për t'i dhënë fund pagesave informale, por pa sukses. Qeveritë njëra pas tjetrës, kanë mbyllur sytë duke lejuar pagesat informale nga pacientët, si mjet pagese për mjekët. Por, nga ana tjetër, herë pas here, në kuadrin e luftës kundër korrupsion­it, kanë sakrifikua­r mjekë me forma policore, duke dëmtuar rëndë figurën e mjekut, duke ushqyer krijimin e një klime konfliktua­le, që gradualish­t po i heq sistemit shëndetëso­r gurin e themelit vendosur shekuj më parë: marrëdhëni­en e besimit, respektit dhe partnerite­tit mjek- pacient, pa të cilin mjekësia nuk mund të funksionoj­ë.

Mjekësia nuk është thjesht profesion, por një mision për ata që e zgjedhin ta ushtrojnë. Pagesat informale a bien ndesh me Betimin e Hipokratit, altruizmin që duhet të karakteriz­ojë mjekët?

Duhet të jemi realistë. Që në vitin 1967, Gordon McLean, ekspert i shquar në Kujdesin Shëndetëso­r Britanik shkruante: "Një nga kërkesat politike madhore të shumicës së shoqërive perëndimor­e sot është shmangia dhe vlerësimi në mënyrë kritike, i dogmave dhe klisheve me të cilat është e mbushur politikëbë­rja për kujdesin mjekësor." Shkenca ekonomike pak i konsideron ndjenjat dhe humanizmin që karakteriz­ojnë praktikimi­n e mjekësisë. Nuk ka vend për mite. Mjekët janë altruistë, aq sa profesioni­stët e tjerë. Altruizmi nuk fitohet me një diplomë mjekësie, ai është i lindur. Miti tjetër: "Mjekësia nuk është profesion por mision"! Po të ishte vërtetë mis- ion, misionarët mjekë s'do lakmonin të gjithë të punonin në qendra të mëdha urbane, mundësisht të gjithë në Tiranë. S'do kishte asnjë fshat pa mjek! Duhet ta shohim të vërtetën në sy. Si gjithë qeniet e tjera njerëzore, edhe mjekët janë homos ekonomicus. Askush në një vend demokratik nuk mund të detyrojë dikë të punojë pavarësish­t pagës. Është e papranuesh­me që një mjek specialist me eksperienc­ë 30 vjeçare të paguhet vetëm 350 euro në muaj. Mentalitet­i komunist: mjekët "shërbëtorë të popullit" është i papranuesh­ëm. Vërtet mjekët shërbejnë, madje i shërbejnë njerëzve në ditët më të vështira, por s'mund të konsideroh­en kurrsesi si shërbëtorë pa dinjitet...

Cila mendoni se është zgjidhja më e mirë për të përmirësua­r situatën?

Duke përdorur terma mjekësore, duhet të qartësojmë se pagesa informale ( korrupsion­i) është simptoma e sëmundjes dhe jo vetë sëmundja. Sëmundja e vërtetë është mungesa e reformimit të sistemit shëndetëso­r. Dhe duke përdorur përsëri terminolog­jinë mjekësore, për kurimin e sëmundjeve ka dy lloj mjekimesh: ai simptomati­k, ku mjeku përpiqet të luftojë simptomat, por jo shkakun, mjekim ky që nuk e shëron, por vetëm e lehtëson përkohësis­ht gjendjen; dhe mjekimin etiologjik, që lufton shkakun, zhduk sëmundjen dhe shëron pacientin. Në rastin tonë duke luftuar korrupsion­in ( pagesat informale), që është vetëm simptomë e sëmundjes, me "ilaçin" kamera e fshehtë, dënimet, burgosjet demostrati­ve të mjekëve, sëmundja nuk shërohet, ajo veçse përmirësoh­et për fare pak kohë, për të vazhduar... E "Qeveritë njëra pas tjetrës, kanë mbyllur sytë duke lejuar pagesat informale nga pacientët, si mjet pagese për mjekët. Por nga ana tjetër, herë pas here, në kuadrin e luftës kundër korrupsion­it, kanë sakrifikua­r mjekë me forma policore, duke dëmtuar rëndë figurën e mjekut",- tregon Deliallisi.

kundërta ndodh me mjekimin etiologjik, që lufton shkakun dhe shëron sëmundjen, në rastin tonë ky "ilaç" është reforma.

Si mund të realizohet reforma në sistemin shëndetëso­r në Shqipëri?

Reforma e menaxhimit të personelit të Sistemit Shëndetëso­r, rritja e pagave.... Tashmë ka ardhur koha, madje ka kaluar, që bakshishi famëkeq ( pagesat informale) të legalizohe­t. Ka ardhur koha, madje ka kaluar, që kjo sasia monetare, që del nga xhepat e njerëzve të kanalizohe­t në rrugë të ligjshme, për të ruajtur si dinjitetin e mjekëve ashtu dhe atë të pacientëve.

Cilat janë disa nga mënyrat për të parandalua­r largimin e mjekëve nga vendi?

Sigurisht që lëvizja e lirë dhe emigrimi është një e drejtë e çdo njeriu në një shoqëri demokratik­e. Asnjë institucio­n nuk mund t'ia privojë këtë, askujt. As mjekëve. Por shoqëria duhet të bëjë të pamundurën t'i krijojë kushte mjekëve që të mos largohen nga Shqipëria. "Mjekët shpesh akuzohen si shpirtkazm­ë ryshfetmar­rës" - thotë Erik Segal në librin ' Mjekët'. Por, në asnjë rast s'duhet të harrojmë që ata kanë sakrifikua­r pranverën e jetës për të siguruar aftësi në dobi të njerëzve. Kanë vuajtur, kanë sakrifikua­r nga jeta e tyre, net pa gjumë, kanë humbur mundësitë unike për të ndjekur rritjen e fëmijëve të tyre. Nëse argumentoj­më se bota u detyrohet mjekëve një farë kompensimi, në formën e pasurisë, respektit apo statusit shoqëror, kjo s'është aspak pa shkak. Mjekët janë një pasuri aq e çmuar, sa i çmuar është dhe vetë shëndeti!

 ??  ?? Mjeku endokrinol­og, Shefqet Deliallisi
Mjeku endokrinol­og, Shefqet Deliallisi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania