Gazeta Shqiptare

"Unë jam një nga pasardhëse­t e linjës së gjakut të atij njeriu të madh"

Rrëfehet stërmbesa e Skënderbeu­t, Sophie: Ja historia e prejardhje­s sime shqiptare

-

Mbretërinë e Bashkuar në fillim të ' 90 për të jetuar më vonë në Australi ku dhe unë linda.

A keni ndonjë armaturë të vjetër apo diçka tjetër që keni trashëguar nga Gjergj Kastrioti?

Jo, do të doja të kisha. Do të ishte një mrekulli nëse do të kishte mbijetuar ndonjë gjë pas gjithë këtyre shekujve. Gjithçka që ka mbetur, ruhet në muzeume, siç është helmeta dhe shpata e tij.

Më flisni më tepër për veten Sophie. A do të dëshironit të ishit një modele? A keni marrë ndonjë propozim interesant?

Nuk e kam menduar veten asnjëherë si modele, por do të dëshiroja të isha një aktore. Unë kam qenë në televizion, nëpër reklama kur kam qenë fëmijë. Ndërkohë që tani jam gati të nxjerr këngën time të parë dhe videon. Unë jo vetëm jam pjesë e saj, por jam krenare të them se kam qenë e përfshirë edhe në drejtimin dhe editimin e saj, gjithashtu.

A keni ndonjë person të veçantë në jetën tuaj? A do të dëshironit të martoheshi­t me një djalë shqiptar?

Të jem e sinqertë, unë nuk kam kohë për romancë në jetën time duke qenë se jam shumë e zënë. Nëse unë gjej personin e duhur dhe ai është shqiptar, pse jo. Nuk jam duke kërkuar për momentin duke qenë se jam e zënë me gjëra të tjera në jetën time.

A ka ruajtur familja juaj tradita të vjetra të paraardhës­ve tuaj? Mund të më përmendi ndonjë që edhe jua kanë mësuar juve?

Stër- gjyshi im i ka folur për traditat arbëreshe gjyshes sime kur ka qenë e vogël por për fat të keq ato janë harruar tani. Mund të them se familja ime dhe unë kemi qenë gjithnjë të tërhequr nga muzika shqiptare. Gjithnjë më ka tërhequr që ta luaj atë muzikë, kështu që, kur zbulova rrënjët e mia shqiptare, gjithçka kishte kuptim. Unë i dua traditat e mia shqiptare.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania