Gazeta Shqiptare

Lame: Flamuri grek mbi kalanë e Janinës një kiç, Ali pasha kthehet përmbys në varr

“Pashait ia hodhën turqit, grekët e shqiptarët që e lanë në baltë”

-

Studiuesi Artan Lame ( sot mban detyrën e drejtorit të ALUIZNI- t) ka bërë një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, për kalanë e Janinës e Pashain e Tepelenës.

Jo pak ironik, siç është gjithherë ai, Lame thotë se teksa sheh flamurin grek mbi kalanë e Janinës, mendon se “Flamuri grek mbi kullat e kalasë së Janinës. Duket pak kiç ai flamur mbi ato kulla, se gati asgjë s’e lidh Janinën me Greqinë”.

Shton jo pa ironi edhe se “ne shqipot pak ose aspak bëmë për ta mbajtur atë qytet këndej kufirit në ato vite që ndaheshin sinorët e shteteve”, por për të me gjasë “Aliu i Hankos, që tani u shërben grekëve për të ndjellë turistët, ndoshta kthehet përmbys në varr kur sheh flamujt me kryq të kaltër që valojnë përreth kullave të sarajeve të veta, por atë meriton”. Pore nëse ne do të suleshim për të kërkuar në ‘ Facebook’ Janinës, Lame na kujton se “Historia ndëshkon jo të padrejtët, por të pazotët”

POSTIMI

Bajraku i Junanit mbi karakoll të Janin’ kalasë. Ose e thënë në shqipe më të llagartë: Flamuri grek mbi kullat e kalasë së Janinës.

Duket pak kiç ai flamur mbi ato kulla, se gati asgjë s’e lidh Janinën me Greqinë.

Ndoshta më shumë aty do shkonte bajraku i Baba Dovletit, që të paktën e mbajti qytetin për plot 500 vjet, i dha fytyrën osmane që e ka edhe sot dhe në fund e lëshoi me luftë.

Natyrisht qe patriotet e Fb- së do sulen të thonë se aty do shkonte flamuri me zhgabë, mirëpo me thënë të drejtën, ne shqipot pak ose aspak bëmë për ta mbajtur atë qytet këndej kufirit në ato vite që ndaheshin sinorët e shteteve.

Aliu i Hankos, që tani u shërben grekëve për të ndjellë turistët, ndoshta kthehet përmbys në varr kur sheh flamujt me kryq të kaltër që valojnë përreth kullave të sarajeve të veta, por atë meriton.

Historia ndëshkon jo të padrejtët, por të pazotët. Dhe Aliut, asllanit të Janinës, ditën e larjes së hesapeve, ja hodhën të gjithë. Ja hodhën turqit, që ai i kish shfrytëzua­r gjithmonë, ja hodhën grekët që ai i kish nënçmuar po aq, madje ja hodhën dhe shqiptarët që, siç e kanë adetin, të lënë në baltë kur kërcet dyfeku...

Fundi i historisë, mbi kala të Janinës valon e do valojë bajraku i grekut, Aliu do shërbejë si dordolec trendy për të bërë foto erotike me Vasiliqinë, turqit pasi humbën sulltanët e vërtetë sajojnë sulltanë me kravatë, ndërsa ne... arnautët zulmëmëdhe­j, neve s’na vë njeri në refene.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania