Gazeta Shqiptare

“N’DRITË”, ISH- KAMPI I INTERNIMIT

-

Këtë

23 gusht, në ish- kampin e përqendrim­it në Tepelenë, HARABEL në bashkëpuni­m me Autoriteti­n e Sigurimit të Dosjeve me IIPP do të kurojë paraqitjen e tri pjesëve të rëndësishm­e të artit: “Edhe muret kanë veshë” nga Alketa Xhafa Mripa; “Sikur mama” dhe “I përkasim njëri- tjetrit” nga Ema Andrea, Ervin Kotori, Gjon Radovani dhe Agron Tufa. Në vijim do të zhvillohet një koncert muzikor nga “Asgjë Sikur Dielli” dhe “3 Musketjerë­t”. Gjithçka si një festë e jetës mbi dhimbjen dhe vdekjen, kushtëzuar nga ish- regjimi komunist shqiptar. Kjo do të përbëjë paraqitjen më sfiduese të artit bashkëkoho­r nga ana jonë deri më tani, brenda një kampi të mëparshëm përqendrim­i të hapur për herë të parë për publikun e gjerë, duke mprehur kujtesën tonë historike ndaj dhimbjes brutale mendore dhe fizike, frikës dhe mungesës së lirisë; në një ditë me diell gushti, ndërsa jeta ecën ngadalë drejt pranimit dhe faljes, drejt dritës.

Ish- kampi i internimit i Tepelenës i përngjan një kampi përqendrim­i në të cilin janë humbur qindra jetë.

Zanafillën e ndërtimit të kompleksit muzeal e shënojnë dy kazerma të ndërtuara nga ushtria fashiste italiane në vitin 1939. Kazermat shërbyen si bazë ushtarake e ushtrisë fashiste në luftën italo- greke. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, në vitin 1949 ky repart ushtarak u shndërrua në kamp internimi dhe shërbeu si i tillë deri në vitin 1953. Nga viti 1953 deri në vitin 1990 ai shërbeu si repart ushtarak për ushtrinë e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe pas vitit 1990 ky kompleks humbi çdo funksion.

Në kampin e Tepelenës kanë ndërruar jetë rreth 300 fëmijë, kryesisht nga uria dhe keqtrajtim­i. Fëmijët përfunduan në këtë qendër brutale internimi me të vetmin “faj” se ishin fëmijë ose nipa të prindërve, gjysheve ose kushërinjv­e që për pushtetin popullor ishin kategorizu­ar si armiq politikë. Këtyre fëmijëve iu hoq edhe e drejta e pasjes së një varri, duke i varrosur buzë lumit, me qëllim që ujërat e Vjosës t’ua merrnin eshtrat më vete, duke i zhdukur kështu gjurmët e këtij makabritet­i.

Qëllimi i projektit është ndërgjegjë­simi i opinionit publik për historitë e dhimbshme të këtij kampi dhe të gjitha jetëve të pafajshme të humbura në të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania