Gazeta Shqiptare

FORUMI I TRASHËGIMI­SË KRITIKON MINISTRINË PËR KISHËN E DHËRMIUT

-

Kisha

e uniate e Dhërmiut u bë e njohur për publikun vite më parë, kur përpjekja e qeverisë për ta kthyer në identitet hasi në rezistencë­n e komuniteti­t ortodoks të zonës, duke çuar në një përplasje që ia mbërriti deri në Ministrinë e Jashtme helene. Por, dy vite më vonë, kur debati është shuar e kisha është drejt përfundimi­t, ajo që vihet në diskutim është cilësia e punimeve. Në një postim të datës 17 gusht, ministrja e Kulturës bënte me dije se “Në Dhërmi, siç premtuam, po mbyllet rindërtimi i Kishës së Shën Thanasit mbi gjurmët e mbetura që nga vitet 60' kur regjimi vendosi ta shkatërroj­ë”. Postimi i saj u shoqërua edhe nga disa fotografi të punimeve.

Por puna e bërë është kritikuar nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Kulturore. Në një postim të tij, Forumi shënon se “si të mos mjaftonte paaftësia për restaurim të mirëfilltë, Ministria e Kulturës nuk është në gjendje as të riprodhojë objekte të thjeshta sikurse kisha në Dhërmi, ob- jekte të cilat kur bota i realizon, nuk dallohet origjinali nga kopja”.

Sipas Forumit, çështja është se këtu kopja është gjithnjë tepër banale dhe e shëmtuar ( tregues për këtë është fjala bie riprodhimi skandaloz i Shtëpisë së Flamurit në Korçë bërë me para të buxhetit të shtetit). Mjafton fotografia poshtë, të cilën e poston me kre- nari anekdotike Kumbaro, të kuptohet që përveç elementeve, sikurse muratura ‘ dekorative’ apo kambanorja trashanike, as edhe një hark normal porte, kompanitë e përzgjedhu­ra nga zonja nuk janë në gjendje të riprodhojn­ë”. Forumi shton se harku origjinal i kishës kishte dy elemente të kurbëzuar e të latuar nga gdhendës të mirëfilltë, ndërsa i riu është i bërë ibret me një radhë gurësh banalë prej muratorësh. “Mëkat, sepse ky objekt ku u harxhuan miliona, do mbetet aty si dëshmitar i mandatit okult të kohës së keqe Kumbaro”, e mbyll reagimin Forumi. .

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania