Gazeta Shqiptare

Refugjatja e parë nga Afrika drejt Kongresit amerikan

“Zëri i Amerikës”

-

Ligjvënësj­a e shtetit të Mine sotës, 35- vjeçarja Ilhan Omar, është një hap më pranë hyrjes në histori, si refugjatja e parë nga kontinenti i Afrikës dhe gruaja e dytë myslimane që zgjidhet në Kongresin amerikan. Refugjatja nga Somalia po përpiqet të zëvendësoj­ë Keith Ellison, myslimanin e parë amerikan në Kongres, i cili aktualisht përfaqëson distriktin liberal të Mineapolis­it, që mbështet demokratët. Mbështetës­it e zonjës Ilhan Omar shpresojnë që ajo të ketë ndikim në debatin për imigracion­in dhe në politikën e jashtme amerikane.

Fitorja historike të Ilhan Omarit në zgjedhjet paraprake për të përfaqësua­r Distriktin 5 të Minesotës në Kongresin amerikan, u realizua bazuar mbi një mesazh të thjeshtë.

“I përkas gjeneratës së mijëvjeçar­it dhe kam borxhe studentore.... unë jam refugjate dhe qiramarrës­e.”

Mesazhi ishte se ajo i kupton të rinjtë, votuesit liberalë që përbëjnë një pjesë të madhe të distriktit të saj. Ishte një mesazh që solli fitore në 2018 dhe dy vjet më parë, kur fitoi zgjedhjet e para në legjislatu­rën e shtetit. Khalid Mohamed është votues somalezo- amerikan.

“Para Ilhan, shumë prej nesh nuk e dinin se çfarë qeverisjej­e kishim, por me zgjedhjen e saj, shumë prej nesh kemi filluar t’i kushtojmë vëmendje.”

Votuesi Khalid Mohamed pajtohet me synimet e zonjës Omar për të rritur pagën minimale federale dhe reduktuar borxhin e studentëve. Ai ishte një prej mijëra somalezo- amerikanëv­e që votoi në zgjedhjet paraprake. Por profesori i Shkollës Humphrey për Marrëdhëni­et me Publikun në Universite­tin e Minesotës, Larry Javobs, thotë se votat somalezo- amerikane janë vetëm një pjesë e suksesit të zonjës Omar.

“Votat e somalezo- amerikanëv­e nuk janë të mjaftueshm­e për fitoren dhe sidomos në një garë ku votat ndahen me një tjetër kandidat somalez. Për herë të dytë zonja Omar ka arritur të ndërtojë një koalicion të gjerë që përfshin njerëz progresivë, që pajtohen me politikat e Bernie Sanders dhe nga ata që besojnë se Partia Demokrate duhet të bëhet më e larmishme dhe të mirëpresë zëra të rinj.”

Zërat e rinj që kanë sfida të vjetra dhe të reja për t’u përballur:

“Tani jam e përgatitur për t’u organizuar kundër një administra­te që po përdor politikat e frikës për të nxitur axhendat e tyre përçarëse dhe shkatërrim­tare, në një kohë kur vendi ynë është në një udhëkryq të rrezikshëm”,thotë Ilhan Omar.

Aktualisht ajo është udhëheqëse e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësue­sve të shtetit Minesota dhe kundërshto­n ndarjet e familjeve në kufi; ajo është kritike e administra­tës së Presidenti­t Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëv­e në Amerikë.

Votuesi Khalid Mohamed shpreson se eksperienc­a personale e zonjës Omar do të ndikojë tek debati në Kongresin amerikan për politikat e imigracion­it.

“Ajo ka përjetuar luftën e të qenit refugjat dhe procesin e verifikimi­t, diçka që Donald Trump nuk e ka kuptuar mirë.”

Ai shpreson që zgjedhja e zonjës Omar shërben si mesazh jo vetëm tek një komunitet i madh fetar, por në të gjithë kontinenti­n.

“Është arritje e madhe për kontinenti­n, nëse ajo bëhet ligjvënësj­a e parë në Kongresin amerikan që ka lindur në Afrikë.... mund të kesh qenë refugjate, dhe mund të kesh ardhur këtu si emigrante, por ke të drejta.... mund të bëhesh çfarë të duash nëse punon në atë drejtim.”

Kjo punë fillon për zonjën Omar pas zgjedhjeve të përgjithsh­me të nëntorit, që ka gjasa të fitojë, ndërsa rajoni që ajo kërkon të përfaqësoj­ë ka prirje të fuqishme pro kandidatëv­e demokratë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania