Gazeta Shqiptare

Raporti i CIA- s: Shqipëria burim kryesor për prodhimin e kanabisit

“Evident pastrimi i parave që lidhet me trafikun e lëndëve narkotike” "Pikë aktive për transitin e drogave nga Azia Jugperëndi­more"

- Ina Allkanjari

Shqipëria vazhdon të mbetet burim kryesor për prodhimin e kanabisit dhe një pikë aktive për transitin e drogave nga Azia Jugperëndi­more drejt Europës. Ky është konkluzion­i i nxjerrë nga CIA në raportin e publikuar, për vendet e rajonit ku ka evidentuar Shqipërinë sërish si një vend problemati­k. Në përditësim­in e fundit në faqen zyrtare të CIA- s të bërë më 14 gusht, shihet edhe përshkrimi që i bëhet Shqipërisë në lidhje me drogat e paligjshme, ku vendi ynë shihet si vend burimi i kanabisit. Por kështu thuhet se ka organizata aktive shqiptare të narkotrafi­kut të shpërndara në Europë. "Shqipëria vazhdon të mbetet burim i rëndësishë­m për prodhimin e kanabisit si dhe një pikë aktive për transitin e drogave nga Azia Jugperëndi­more", thuhet në raport. Ndër të tjera në përshkrimi­n për Shqipërinë thuhet se është rrugë ballkanike për transitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimor­e. Burim kryesor për prodhimin e kanabisit. Organizata­t aktive shqiptare të narkotrafi­kut të shpërndara në Europë. Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëv­e, armëve, kontraband­ës dhe qenieve njerëzore. Pra, për sa i përket korrupsion­it thuhet se është evident pastrimi i parave, që lidhet me trafikun e lëndëve narkotike dhe të qenieve njerëzore. Gjithashtu, Inteligjen­ca Amerikane jep alarmin për shtimin e rrezikut të terrorizmi­t në Mal të Zi. Në raport thuhet se sekti japonez "Aum Shinrikyo" po përmirë- son rrjetin e tij në Malin e Zi, megjithëse shumica e anëtarëve u dëbuan dy vjet më parë. Mali i Zi është i vetmi vend në rajon ku CIA paralajmër­on për rrezikun e terrorizmi­t. CIA thotë se Serbia nuk i zgjidhi problemet kufitare me Kosovën, Kroacinë dhe Bosnje dhe Hercegovin­ën. Pretendohe­t se rruga për transporti­min e heroinës nga Azia në Evropë kalon nëpër Serbi dhe se ekonomia e saj është e ndjeshme kur është fjala për pastrimin e parave. Në Bosnje dhe Hercegovin­ë, thuhet se po trajtohet problemi i pastrimit të parave dhe korrupsion­it, ndërsa gjyqësori është i dobët. Po ashtu thuhet se Kroacia është një vend transit për kontraband­ën e kokainës nga Amerika e Jugut në Europën Perëndimor­e.

 ??  ?? Faksimilie nga raporti i CIA- S
Faksimilie nga raporti i CIA- S
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania