Gazeta Shqiptare

Basha: Me luftën antikanabi­s Rama mashtroi shqiptarët

-

Kreu

i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha ka reaguar ditën e djeshme përmes një postimi në "Facebook", në lidhje me konstatime­t e CIA- s për Shqipërinë, të cilën e konsideron ende një burim të rëndësishë­m për prodhimin e kanabisit si dhe një pikë aktive për transitin e drogave nga Azia Jugperëndi­more. Në profilin e tij ne "Facebook", akuzon kryeminist­rin Rama se me luftën antikanabi­s mashtroi shqiptarët dhe BE, Basha shkruan se vendi nuk e meriton një kryeminist­ër të lidhur me krimin e organizuar. "Edi Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit. Nga janari deri në korrik 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestrua­r 30 tonë kg kanabis shqiptar. Deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për paprekshmë­rinë e tyre është qeveria e Edi Ramës. Ministria e Brendshme nuk bën analizat e drogës së kapur për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë parajsa e krimit për mbjelljen e kanabisit. Analizat italiane dhe greke të drogës së kapur nga Shqipëria provojnë se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit. 30 tonë drogë e sekuestrua­r në 7 muaj janë vetëm maja e ajsbergut të krimit të organizuar me mbrojtje politike, që ka marrë peng vendin. Shqiptarët nuk meritojnë një kryeminist­ër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar"- thuhet në postimin e publikuar nga Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania