Gazeta Shqiptare

Alibeaj: Qeveria, policia dhe prokuroria të mos heshtin për trafikanti­n Mond Bego

“Misioni ynë, të shkëpusim krimin nga politika”

-

Partia

Demokratik­e iu referua sërish ditën e djeshme biznesmeni­t të arrestuar në Greqi, Edmond Bego. Deputeti Enkelejd Alibeaj, në një dalje për mediat kërkoi shpjegime për këtë person edhe nga kreu i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla. Deputeti i PD Alibeaj tha se heshtja nuk e shpëton dot Taulant Ballën duke i kërkuar të tregojë sa herë ka komunikuar me Edmond Begën. Po kështu Alibeaj e ka pyetur Ballën nëse është sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafi­kantit biznesmen. Ai tha se policia drejtohet nga krimi dhe prokuroria nuk ka sekuestrua­r pasuritë e Begos në zbatim të ligjit antimafia. "Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit po heshtin për t'i dhënë kohë numrit dy të Partisë Socialiste, që të mbulojë me harresë

akuzat publike për lidhjet e tij me trafikanti­n e rrezikshëm ndërkombët­ar të drogës, Mond Bego. Në vend që policia t'u thotë sh-

qiptarëve pse autoritete­t greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafi­kantin me lidhje politike, policia hesht. Në vend që prokuroria të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimi­t të Policisë së Shtetit ndaj trafikanti­t të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, prokuroria hesht. Ne vend që Edi Rama t'i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht",- tha Alibeaj. Deputeti demokrat deklaroi se Partia Demokratik­e nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika. "Në vend që Taulant Balla t'u përgjigjet pyetjeve, kryetari i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet. Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim. Duke përfaqësua­r pjesën më të mirë dhe më të madhe të shoqërisë që nuk pranon të qeveriset nga krimi, Partia Demokratik­e nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika",- u shpreh ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania