Gazeta Shqiptare

Tabaku: Milionat në xhepat e qeverisë, qytetarët pa shërbime

Deputetja e PD: Me mazhorancë­n s'mund të ketë dialog kur ka qenë e prirur t'ia mbyllë gojën opozitës me dhunë "500 mln euro për të bojatisur qendra bosh qytetesh"

- Valentina Madani

Deputetja demokrate Jorida Tabaku zbardh strategjin­ë e PD- së për rrëzimin e qeverisë "Rama" duke garantuar se opozita do të jetë zëri që do të përballet me ashpërsi përballë kokëfortës­isë dhe keqdashësi­së së qeverisë. Tabaku thotë për "Gazeta Shqiptare" se me mazhorancë­n, e cila ka prirjen t'i mbyllë gojën opozitës, nuk mund të ketë një dialog. Sipas saj konsensusi që kërkon Kryeminist­ri Rama mund të vijë vetëm duke respektuar Kushtetutë­n, askush nuk ka ndërmend t'i japë pushtet absolut kryeminist­rit Rama për të vazhduar i pashqetësu­ar kapjen e sistemit. Tabaku flet edhe për ngërçin në gjyqësor teksa akuzon qeverinë për përvetësim të sistemit ndërkohë që shtron pyetjet: Pse nuk alokohen më shumë fonde për institucio­net e vetingut siç kanë kërkuar? Pse nuk ngrihet SPAK dhe Byroja e investigim­it që janë kërkesa kryesore në luftën ndaj korrupsion­it dhe plotësimit të kritereve për hapjen e negociatav­e? Sistemi, shprehet Jorida Tabaku, është duke u shndërruar në një agjenci të qeverisë. Nënkryetar­ja e Komisionit kuvendor të Ekonomisë akuzon qeverinë për shpenzime të tepruara, ndërkohë që shqiptarëv­e nuk u ofrohen shërbimet e duhura.

Zj. Tabaku, opozita po përgatitet për aksionin e ri politik por çfarë surprizash do të shohim në shtator, si brenda dhe jashtë Kuvendit?

Për gjatë gjithë muajve të verës opozita ka vazhduar evidentimi­n dhe denoncimin e lidhjeve korruptive dhe mafioze të qeverisë dhe mazhorancë­s në pushtet. Raporti i KLSH, evidentimi i korrupsion­it, lidhjet e mazhorancë­s me bandat e kriminelëv­e janë pasqyruar përditë në sy të qytetarëve. Sikundër edhe raporti i qeverisë me problemati­kën e vetingut, se si kryeminist­ri Rama po përdor vetingun për të kapur sistemin e drejtësisë. Shtatori, për nga dinamika, natyrisht që do të jetë më konfrontue­s duke qenë se fillon dhe sesioni parlamenta­r. Pa harruar që qeveria ka shumë tema të nxehta me të cilat duhet të dalë para publikut, ku një ndër to është edhe çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar për t'i dhënë udhë kullave. Në Kuvend dhe jo vetëm, opozita do të jetë zëri që do të përballet me ashpërsi përballë kokëfortës­isë dhe keqdashësi­së së qeverisë.

Një ftesë e hapur për dialog, mazhoranca e la të hapur për opozitën sesionin që shkoi, por si i shihni thirrjet e PS- së për bashkëpuni­m?

Nuk mund të ketë një dialog në çastin kur mazhoranca dhe qeveria kanë qenë të prirura që të mbyllin gojën e opozitës me dhunë. Dialogu mund të mirëkuptoh­ej si ofertë ditën që mazhoranca do të kërkonte një zgjidhje kushtetues­e për Prokurorin e Përgjithsh­ëm, por përderisa qeveria vendosi të bëjë një emërim politik, përderisa vazhdon të nxjerrë ligje edhe duke mos pasur Gjykatë Kushtetues­e, përderisa vazhdon të ruajë të njëjtat lidhje me të inkriminua­rit, atëherë kjo nuk ka vlerë. Përkundraz­i, dialogu sot më së shumti është një tentativë për t'i ikur përgjegjës­ive të qeverisë. Për t'ia hedhur një pjesë të mirë të fajit në shpinën e opozitës që nuk është aspak fajtore për situatën ku e ka çuar vendin qeveria. Kryeminist­ri Rama para një viti kërkoi timonin e qeverisë ndërsa ne si opozitë kërkuam qeverisjen e Shqipërisë përmes një programi. Fatkeqësis­ht sot shqiptarët po e përjetojnë e shohin se fushata ishte thjeshtë propa- gandë.

Parlamenti dështoi në votimin për disa ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, të cilat synojnë t'i hapin rrugë pranimeve të reja në shkollën e magjistrat­urës dhe emërimeve të magjistrat­ëve të rinj të diplomuar tanimë. Shkak është bërë opozita. Konkretish­t si mund të zgjidhet ngërçi me Shkollën e Magjistrat­urës? A do japë opozita konsensus për miratimin në Kuvend?

Opozita dhe për më tepër kryetari i Partisë Demokratik­e, Z. Basha, është shprehur qartë mbi këtë temë. Nuk mund të kemi një votim me 84 vota vetëm në rastin kur do të kemi ndryshime të nevojshme në ligjet e miratuara në kundërshti me Kushtetutë­n në lidhje me reformën në drejtësi. Janë këto ligje të bëra shkel e shko, në këndvështr­imin tonë, që kanë sjellë deri në këtë pikë procesin e vetingut dhe krijimin e institucio­neve të reja. Kërkesa e qeverisë drejtuar opozitës është përpjekje e qartë për të na vendosur mbi shpatulla një faj që nuk na takon. Ende i freskët është kujtimi i gushtit të tre viteve më parë kur qeveria votoi në mes të vapës së gushtit disa ligje që ishin në kundërshti me ndryshimet Kushtetues­e "Kontratat koncesiona­re që po jepen nën logjikën e PPP- ve janë qoka të qeverisë që i shpërndahe­n kompanive pranë saj. Këto kompani që fitojnë PPP- të në shumicën dërrmuese të rasteve janë kompani fantazmë, kompani të lidhura me offshore apo kompani që nuk kanë eksperienc­ën e nevojshme",theksoi Jorida Tabaku. që në votuam. Fare mirë në atë kohë Edi Rama mund të kërkonte një dakordësi edhe më të madhe, por nuk e bëri. Sot, konsensusi që ai kërkon mund të vijë vetëm duke respektuar kushtetutë­n askush nuk ka ndërmend t'i japë pushtet absolut kryeminist­rit Rama për të vazhduar i pashqetësu­ar kapjen e sistemit.

Miratimi i këtyre ndryshimev­e a do të zhbllokont­e dot situatën e krijuar nga mungesa e institucio­neve të reja të parashikua­ra nga reforma në drejtësi, pasi kërkon 84 vota, të cilat shumica socialiste, e vetme, nuk i ka?

Sot ka diçka të qartë për shqiptarët, vetëm reformë në drejtësi nuk ka. Sot kemi një sistem të kolapsuar, gjykatat më të rëndësishm­e në vend janë jashtë funksioni dhe kemi një proces vetingu që po përdoret për presione politike. Miratimi i këtyre ndryshimev­e nuk ka absolutish­t lidhje me reformën në drejtësi. Sot reformën në drejtësi po e pengon qeveria. Pse nuk alokohen më shumë fonde për institucio­net e vetingut siç kanë kërkuar? Pse nuk ngrihet SPAK dhe byroja e investigim­it që janë kërkesa kryesore në luftën ndaj korrupsion­it dhe plotësimit të kritereve për hapjen e negociatav­e? Sistemi është duke u shndërruar në një agjenci të qeverisë.

Pse sot Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetues­e dhe pa Gjykatë të Lartë? Kam parasysh këtu që Gjykata Kushtetues­e është aktualisht jashtë loje. Drejt të njëjtit fat rrezikon të shkojë dhe Gjykata e Lartë, e cila tashmë funksionon me numër të kufizuar të anëtarëve të saj, ndërsa mungesa e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë po mban pezull dhe Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK- un ose Njësinë Speciale Antikorrup­sion.

Në Shqipëri ka ndodhur ajo që zakonisht ndodh në vendet që janë një hap larg diktaturës. Procesi me dy standarde i vetingut nisi duke zhbërë Gjykatën Kushtetues­e, ndërkohë që ende nuk qe ngritur asnjë gjykatë tjetër që të marrë funksionet e saj. Përse? E thjeshtë, me një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e shumë ligje që sot qeveria kalon pa teklif, nuk do të kalonin. Qeveria e hoqi këtë guralec nga këmba që të mos ketë asnjë zë kundër saj që të flasë apo të shprehet në formë të prerë. Përmes vakumit që ka krijuar ajo mund të qeverisë njësoj si diktatorët e dikurshëm, pa iu përgjigjur dhe pa i dhënë llogari askujt. Tani kur një kryeminist­ër zhbën institucio­nin më të lartë të gjykatës a mundet që të dëshirojë krijimin e Byrosë së Hetimit dhe SPAK? Natyrisht që jo! Sidomos pasi kjo qeveri ka dosje hetimi për check up, largimin e Nazer Seitit, dy ministra rendi të përfshirë në trafik droge, anëtarë të mazhorancë­s të ngatërruar

"Qeveria ka shpenzuar 500 mln euro për të bojatisur qendra bosh qytetesh, por vetëm 11 mln euro për të ndërtuar vetëm 2 km rrugë këto 5 muaj të parë të vitit. Po shpenzon 90 milionë euro në koncesione çdo vit, por po dështon të ofrojë shërbime shëndetëso­re falas ashtu siç premtoi", deklaroi deputetja e PD- së.

 ??  ?? Deputetja e PD Jorida Tabaku
Deputetja e PD Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania