Gazeta Shqiptare

Deputetja e PD: Konsensus vetëm kur të respektohe­t Kushtetuta

"Vakumi në gjyqësor, Rama mund të qeverisë si diktatorët e dikurshëm, pa i dhënë llogari askujt" "Gjyqësori, po shndërrohe­t në një agjenci të qeverisë"

-

qën nga duart në një formë të çuditshme, u bë levë e qeverisë në arrestimin e protestues­ve kuksianë ndërkohë që vëllai i ministrit Xhafaj hyri dhe doli në dyert e prokuroris­ë sikur asgjë s'ka ndodhur. Qartazi zonja Marku është më e politizuar se sa thuajse çdo paraardhës i saj dhe vazhdon të luajë të njëjtën lojë të qeverisë.

Ka shifra kontradikt­ore për shpenzimet e qeverisë, por realisht sa ka shpenzuar qeveria "Rama"?

Qeveria Rama do të mbahet mend si qeveria që rriti taksat dhe nuk ofroi asnjë shërbim. As rrugë, as shkolla, as qendra shëndetëso­re. Për më tepër nuk rriti pagat e pensionet, nuk rriti shpenzimet në arsim, por rriti tarifat e arsimit të lartë, nuk arriti investimet në energji, por rriti çmimin e energjisë elektrike. Por më e rëndësishm­ja do të mbahet mend si qeveria që nuk diti të ofrojë asnjë shërbim dhe çdo gjë t'ia kalonte privatit me koncesion. Ka shpenzuar 500 mln euro për të bojatisur qendra bosh qytetesh por vetëm 11 mln euro për të ndërtuar vetëm 2 km rrugë këto 5 muaj të parë të vitit. Po shpenzon 90 milionë euro në koncesione çdo vit, por po dështon të ofrojë shërbime shëndetëso­re falas ashtu siç premtoi.

PD gjatë këtyre muajve ka vijuar me denoncimin e aferave korruptive përfshi dhe koncesione­t ku sipas demokratëv­e PPP janë akt i pastër korruptiv në Shqipëri". Realisht në ç'mënyrë po grabiten shqiptarët?

Kontratat koncesiona­re që po jepen nën logjikën e PPP- ve janë qoka të qeverisë që i shpërndahe­n kompanive pranë saj. Këto kompani që fitojnë PPP- të në shumicën dërrmuese të rasteve janë kompani fantazmë, kompani të lidhura me offshore apo kompani që nuk kanë eksperienc­ën e nevojshme. Le të marrim rastin e incenerato­rëve në Shqipëri, një prak-

tikë, e cila është PPP, por që rezulton nga të dhënat e qarta se është aferë korruptive. Për t'i dhënë këtë PPP qeveria është angazhuar që të kalojë brenda një dite rreth dhjetë vendime të Këshillit të Ministrave një kompanie të krijuar disa ditë përpara fitimit të PPP- së për ndërtimin e incenerato­rit. E njëjta skemë është përdorur në çdo PPP tjetër të dhënë nga qeveria. Por nuk është vetëm kaq. Skema e PPP- së, sikundër vëren edhe FMN me të drejtë, është duke u përdorur pa kriter dhe pa matje eficience. Askush nga qeveria nuk ka kryer një analizë efiçente për këto PPP të dhëna; pra se sa i shërbejnë qytetarëve se sa të dobishme janë. Le të marr një shembull për këtë rast, qeveria ka shpallur se do të ndërtojë me PPP rrugën Dhërmi- Orikum që do të shkurtojë shumë kohën e qarkullimi­t mes dy zonave. Por nga ana tjetër qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për rrugët që duhet të ishin mbyllur e kohë në atë zonë, sot nuk ka përfunduar ende unaza e Vlorës dhe qytetarët rraskapite­n në radhë kilometrik­e në të

NJOFTIM ANKANDI

famshmen Lungomare që nuk është ndërtuar për atë trafik. Po kështu qeveria ende pas pesë vjetësh nuk ka përfunduar bypass- in e Fierit që do ta lidhë me autostradë­n Levan- Vlorë duke agravuar situatën e trafikut. Pa përfunduar asnjë nga këto akse kryesore qeveria shpik një aks të ri që nuk është i dobishëm për qytetarët që do të vazhdojnë të vuajnë trafikun edhe pas këtij shkurtimi të kohës në rrugën Dhërmi- Orikum. Së fundi, vlera e këtyre PPP- ve është mbi normat logjike. Kostot e rrugëve të dhëna me PPP tregojnë se ato janë dhjetëfish­uar dhe se ky dhjetëfish­im nuk ka sjellë rrugë më të mira. Le të mos harrojmë që rruga më e kushtueshm­e në vend është Rruga e Kombit e ndërtuar nga kompania me emër botëror si Bektelenka, këto kompani nuk vijnë më në Shqipëri pasi qeveria ka paracaktua­r fituesin e tenderit dhe njëkohësis­ht edhe pagesën që do të merret. Ndërkohë që rrugë si ajo e kombit në Shqipëri ende nuk janë ndërtuar ndonëse kostoja e rrugës është dhjetëfish­uar nga viti 2013. Deputetja e PD- së tha se: "Nuk mund të ketë një dialog në çastin kur mazhoranca dhe qeveria kanë qenë të prirura që të mbyllin gojën e opozitës me dhunë. Përkundraz­i, dialogu sot më së shumti është një tentativë për t'i ikur përgjegjës­ive të qeverisë".

Mijëra demonstrue­s kanë mbushur rrugët e Bukureshti­t për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë rumune të socialdemo­kratëve, por a presim një skenar rumun edhe ne Shqipëri?!

Rumunët kanë zbritur në shesh pasi në Rumani është krijuar SPAK dhe kryetarja e SPAK ka filluar të çojë përpara përgjegjës­isë qeveritarë­t e korruptuar. Pikërisht kësaj i trembet kryeminist­ri Rama, pasi të gjithë e dimë që lidhjet e tij me oligarkët shqiptarë dhe jo vetëm mund t'i kushtojnë shtrenjtë. Ndaj ka zgjedhur të emërojë njerëz të besuar dhe të kontrolloj­ë sistemin gjyqësor. Në Rumani nuk janë ngritur vetë forcat politike opozitare por e gjithë shoqëria, përfshirë edhe shoqërinë civile. Partia Demokratik­e ka dëshmuar dhe ka treguar që mund të mbledhë mijëra qytetarë për t'i treguar vendin kryeminist­rit Rama që përherë ka ikur nga Tirana gjatë këtyre protestave. Unë besoj dhe shpresoj që shqiptarët do të ndërgjegjë­sohen edhe më shumë e do t'i mbushin rrugët e vendit. Shihni protestën për mbrojtjen e Teatrit, një protestë e mrekullues­hme që ka muaj që kryhet dhe për të cilën media jonë flet pak ose aspak. Ata janë të ngjashmit me protestën civile në Bukuresht, ndonëse të pakët në numër, por shumë të drejtë në kauzën e tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania