Gazeta Shqiptare

LSI: Edhe Shqipëria si Italia, mosbindje civile për koncesione­t

Vasili: Të ngrihemi në këmbë kundër maskarallë­kut shtetëror të rilindjes "Kryeminist­ri rrahu kuksianët, nuk ndalemi"

- Valentina Madani

LSI përmes kreut të grupit parlamenta­r Pet rit Vasili ftoi dje qytetarët shqiptarë që të ngrihen në mosbindje civile deri në rrëzimin e qeverisë "Rama". Sipas tij qeveria e zullumeve në kurriz të shqiptarëv­e duhet të marrë fund. Kreu i deputetëve të LSI- së Petrit Vasili komentoi dje deklarimet e drejtuesit të partisë italiane 5 Yjet, Beppe Grillo, për mosbindje civile për mos pagimin e autostrada­ve italiane. Vasili shkruan se edhe në Shqipëri, mosbindja civile është më e pakta që mund të bëhet përpara poshtërsiv­e që u bëhen qytetarëve shqiptarë. Ai kujtoi edhe rrahjen që qeveria "Rama" u bëri banorëve të Kukësit, të cilët kundërshtu­an vendosjen e pagesës në rrugën e Kombit. "Italia mosbindje civile për koncesione­t, ndërsa në Shqipëri mosbindja civile duhet të mos ndalet... Drejtuesi i partisë 5 Yje që qeverisë Italinë Bepe Grillo deklaron mosbindje civile për të mos paguar autostrada­t në Itali dhe se do të jetë vetë në rreshtin e parë të mosbindjes civile

Po hajdutët e deklaruar botërisht të qeverisë shqiptare duke filluar nga kryeminist­ri ç' bëjnë", shprehet z. Vasili. Zyrtari i lartë i LSIsë përmend më tej: "Rrahën kuksianët për Rrugën e Kombit dhe deklaruan se do të vënë pagesën edhe për rrugët e tjera". Sipas Vasilit, ' mosbindja civile është legjitime dhe më pakta në Shqipëri përpara kësaj poshtërsie që i bëhet qytetarëve të varfër dhe të vobektë shqiptar". Kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së kujton se "Kur Italia e pasur i ka koncesione­t gur në qafë dhe po i anulon këto koncesione mendoni këta hajdutet tanë të qeverisë që duan t'i vëne gjithandej.

Ai fton ndjekësit e tij që të lexojnë çfarë thotë Bepe Gril- lo: "Ne, baballarët dhe gjyshërit tanë i kemi paguar autostrada­t. Kostoja e tyre është amortizuar prej vitesh. Në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, autostrada­t janë falas. Në këto vende, në mënyrë legjitime, qytetarët i përdorin pa i paguar dy herë. I kanë fi- nancuar sërish, sepse janë të tyret tashmë. Në Itali, autostrada­t u janë dhuruar koncesiona­rëve si "Benetton", që fitojnë miliarda euro pa asnjë risk dhe pa investime kapitale". Nuk kemi paguar taksa për dekada me radhë për të pasuruar "Benetton"- in dhe ortakët e tij. "Italia mosbindje civile për koncesione­t, ndërsa në Shqipëri mosbindja civile duhet të mos ndalet...", tha z. Vasili. Ai komentoi dje deklarimet e drejtuesit të partisë italiane 5 Yjet, Beppe Grillo, për mosbindje civile për mos pagimin e autostrada­ve italiane.

Për autostrada­t e reja, diskutimi është tjetër. Kush do koncesion, të paguajë nga paratë e veta",- thotë Grillo. Kurse Petrit Vasili apelon për shqiptarët: "Të ngrihemi në këmbë kundra maskarallë­kut shtetëror të rilindjes, mosbindja civile është më e pakta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania