Gazeta Shqiptare

Kryemadhi- Ramës: S'na kopjoni dot, të rinjtë e LRI debatojnë ditë e natë

Akademia politike në Jalë, LRI nis aktiviteti­n e përvitshëm

-

Kryetarja

e LSI- së, Mon ika Kryemadhi, njoftoi dje nisjen e kampingut të organizuar këtë vit në Jalë nga të rinjtë e LRI- së. Në një postim në ' Facebook', Kryemadhi "thumbon" socialistë­t se kanë tentuar të huazojnë traditën e LRI- së. Marrë shkas nga organizimi i pak ditëve më parë i të rinjve të FRESSH në Jalë, Kryemadhi shprehet se forumet e tjera nuk arrijnë dot të kopjojnë aksionin e LRIsë, ku sipas saj, debatet dhe diskutimet nuk reshtin as në drekë e as në mbrëmje. "Ka nisur kampingu politik i të rinjve të LSIsë, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të "kopjojnë" dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes. Këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm. Janë ditët kur ata "stërviten" për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm", shkruan zj. Kryemadhi në ' Face- book'. Pas kampit të të rinjve socialistë në fund të korrikut është ajo e të rinjve të Lëvizjes Socialiste për Integrim që si çdo vit organizojn­ë aktiviteti­n e Akademisë në Jalë që këtë vit zhvillohet në datat 20- 25 gusht. Të rinjtë do të kalojnë 5 ditë, ku misioni kryesor është socializim­i dhe zbulimi i elementeve që dëshirojnë të spikatin politikish­t. Gjatë gjithë ditës do të zhvillohen takime dhe trajnime të ndryshme me politikanë, diplomat, gazetar dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do të ndajnë diskutimet e tyre dhe do t'i përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të LRI- së. Në kamp të rinjtë do të ndajnë eksperienc­ën e të jetuarit në komunitet. Ku çdo punë dhe shërbim gjatë qëndrimit në kamp do të kryhet nga vetë të rinjtë për të rritur tek ata sensin e përgjegjsh­mërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania