Gazeta Shqiptare

Qeveria planifikon të ulë shpenzimet për arsimin

-

Teksa

Shqipëria para qitet me nivelin më të ulët aftësive në tregun e punës në raport me vendet e tjera të rajonit, shpenzimet për arsimin në raport me PBB në vend që të rriten do të ulen më tej gjatë viteve në vijim. Sipas planifikim­it afatmesëm të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin nga 3.1%- 3.3 për qind e PBB- së më 2018- 2019 do të zbresin në 3 % në 2020 dhe 2021. Shpenzimet për arsimin parashikoh­en me ulje edhe pse Shqipëria u rendit e fundit në Rajon për shpenzimet dedikuar arsimit gjatë vitit të kaluar. Shqipëria shpenzoi 3.1 për qind të PBB- së për arsimin teksa vendet e tjera të rajonit ky tregues është në intervalin 4- 4.5% të PBBsë. Ministria e Arsimit do të financojë me prioritet gjatë viteve në vijim transporti­n e 28- 30 mijë nxënësve që kanë vendbanimi mbi 2 km nga shkolla si dhe transporti­n e 10 mijë mësuesve që punojnë mbi 5 km nga vendbanimi/ qendra e përhershme e punës në shkollë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania