Gazeta Shqiptare

Lëshohen certifikat­at e para të pronave në Dhërmi

"Premtim i mbajtur", ministrja Etilda Gjonaj komenton dhënien e certifikat­ave Zona ka 815 pasuri me një sipërfaqe rreth 30,708 m2

-

pronësisë. Ministrja Gjonaj thotë në mesazhin e saj se objektivi kryesor është regjistrim­i fillestar i të gjitha pasurive në vend, si një proces i rëndësishë­m në reformën e pronës.

REGJISTRIM­I NË E- ALBANIA

Ndërkohë që lejet e legali- zimit mund të regjistroh­en në Hipotekë brenda 10 ditëve me një kosto prej 5 mijë lekësh pa qenë nevoja të prisni ALUIZNI- n të dorëzojë dosjen në hipotekë. Personat që kanë ndërtuar pa leje dhe janë pajisur me lejen e legalizimi­t, mund të marrin tapinë për shërbimit që ofrohet në "e- albania". Pronari i objektit duhet të identifiko­het në faqen zyrtare në internet me numrin e kartës së identiteti­t ose pasaportë biometrike ( të nevojshëm për t'u loguar në portalin "e- albania") dhe të dërgojë një shkresë përcjellës­e nga institucio­ni që ka lëshuar lejen e le- galizimit. Shërbimi elektronik në faqen e- albania u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrim­in e objekteve të legalizuar­a. Bëhet regjistrim­i i objektit të legalizuar menjëherë pas përcjellje­s për regjistrim nga Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizmit, Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, të lejes së legalizimi­t dhe dokumentac­ionit. Regjistrim­i kryhet në favor të subjektit, të cilit i është lëshuar leja e legalizimi­t. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP- së, ai do të procesohet nga specialist­i i ZRPPsë dhe në varësi të informa-

cionit kthimi i përgjigjes dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronik­e te "Dokumentet e mia" në profilin e qytetarit në "e- albania", si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania