Gazeta Shqiptare

Tatimet: Deklaroni të ardhurat nga qiraja e apartament­eve, po ju kontrolloj­më

-

Procesi i regjistrim­it fillestar për fshatin Dhërmi ose ndryshe Zona Kadastrale 1481, e përbërë nga 815 pasuri me një sipërfaqe rreth 30,708 m2, ka filluar që në vitin 2015, por vetëm falë punës me intensitet të kryer muajt e fundit ky proces përfundoi duke përfshirë të gjitha fazat e projektit. Sipas ministres së Drejtësisë procesi i dhënies së certifikat­ave të pronësisë do të vijojë edhe me pjesën tjetër të banorëve, deri në certifikim­in e plotë të fshatit Dhërmi.

Të gjithë banorët e fshatit Dhërmi kanë tashmë mundësi të pajisen me certifikat­at e pronësisë. Ndërkohë që me hapjen dy javë më parë edhe të zyrës së re të ZRPP në Himarë banorët e kësaj zone nuk kanë më nevojë të marrin rrugën për në Vlorë për t'u pajisur me certifikat­ën e

e Përgjithsh­me e Tatimeve njofton personat e paregjistr­uar në lidhje me detyrimin për të deklaruar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e shtëpive apo apartament­eve. Gjatë sezonit turistik, Administra­ta Tatimore njofton se i ka kushtuar vëmendje të veçantë, garantimit të përmbushje­s vullnetare të këtij detyrimi nga ana e individëve, të cilët shfrytëzoj­në këto mjedise për pushimet verore. AT, në bashkëpuni­m edhe me insti- tucione të tjera, do të shfrytëzoj­ë çdo burim informacio­ni për të identifiku­ar këto transaksio­ne. Individi, përfitues i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 15% të të ardhurave të realizuara, jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa. Deklarimi kryhet vetëm elektronik­isht, sipas hapave të mëposhtëm: Hyni në faqen zyrtare: ëëë. tatime. gov. al, në menynë "e- Shërbime" zgjidhet rubrika "individët", në të cilën klikohet për të aksesuar llogarinë e deklarimit elektronik, hapni dritaren e aksesimit në llogari, ku si emër përdoruesi vendoset numri personal ( sipas Kartës së Identiteti­t dhe jepet fjalëkalim­i përkatës). Për të aksesuar llogarinë, duhet të zgjidhet: "E lexova dhe bie dakord me termat dhe kushtet". Me hyrjen në llogari, në menynë "Deklarata" zgjidhet "Tatimi në Burim". Tek rubrika "Deklarata të padorëzuar­a" listohen deklaratat, që duhet të plotësohen dhe zgjidhet periudha për të cilën do të kryhet deklarimi. Individi përfitues i të ardhurave, plotëson rubrikën 15 "Pagesat për qiratë" të deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, duke hedhur shumën mujore të përfituar nga qiratë dhe tatimin e llogaritur në masën 15%. Duke klikuar butonin "Dorëzo", deklarimi përfundon dhe dorëzo- het në Administra­tën Tatimore. Pas dorëzimit, deklarata mund të printohet për efekt dokumenti, duke klikuar butonin "Printo". Për kryerjen e pagesës, individi, përfitues i të ardhurave, në menynë "Deklarata të dorëzuara", zgjedh periudhën përkatëse dhe shtyp butonin "Printo Urdhër Pagesë". Ky urdhër i printuar shërben për të kryer pagesën në sportelet e bankave të nivelit të dytë. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve u kujton tatimpague­sve se përmbushja vullnetare e detyrimeve, përveçse është një detyrim ligjor, vlerësohet edhe si një akt qytetar, të vullnetit për forcimin e shtetit ligjor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania