Gazeta Shqiptare

Shkatërroh­et grupi i kultivimit të kanabisit, arrestohen 7 persona, mes tyre dhe organizato­ri

Operacioni, policia shpall në kërkim dhe 2 të tjerë

-

KORÇË - Policia e Korçës në bashkëpuni­m me prokurorin­ë e këtij rrethi, pas një hetimi disa mujor ka goditur një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëv­e. Shtatë persona kanë përfunduar në pranga, ku mes tyre është dhe organizato­ri i grupit, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Mësohet se operacioni është ndjekur me metoda speciale hetimi, përmes përgjimit, vëzhgimit, kamuflimit dhe agjentëve policorë të atashuar në zonën ku ishte planifikua­r të zhvillohej aktiviteti kriminal në fshatin Velçan. Sipas burimeve nga policia, hetimi inten- siv nisi me regjistrim­in e çështjes në prokurori dhe mbajtjen nën vëzhgim të personave të dyshuar që porositën dhe po merreshin në terren me mbjelljen dhe kultivimin e bimëve të kanabisit. "Qëllimi ishte, ashtu siç u finalizua gjatë opera- cionit policor, të goditeshin jo vetëm kultivuesi­t, por edhe organizato­rët dhe sponsporiz­uesit e këtij aktiviteti kriminal", u shprehën burimet e mësipërme. Shtetasit e arrestuar janë: Selman Bitaj, 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", ( në rolin e organizato­rit); R. B, 17 vjeç ( kultivues); Poliksen Haxhiraj, 25 vjeç ( kultivues); Armand Pashollari, 30 vjeç ( kultivues);

Jani Ibrahimlla­ri, 49 vjeç ( kultivues); Vendim Fejzaj, 27 vjeç, ( kultivues) dhe Ligor Fejzaj, 56 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale: "Kultivimi i bimëve narkotike", të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë tip "Shotgun", pa leje ( në rolin e rojes).

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: N. I, 36 vjeç ( organizato­r) dhe E. Ç, 26 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" ( bashkëpunë­tor në kultivim). Po të njëjtat burime thanë se gjatë këtij operacioni është ndaluar edhe Enver Pashollari 59 vjeç, kryeplaku i fshatit për akuzën e shpërdorim­it të detyrës, pasi dyshohet ka qenë në dijeni dhe nuk ka raportuar për këtë aktivitet kriminal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania