Gazeta Shqiptare

“Kushëriri na bëri gjëmën, vrau një të ri në fshat dhe na futi në gjak”

"3 djemtë e mi lanë shkollën, jam i detyruar të iki familjaris­ht jashtë vendit" Anesti Shkambi: Kemi 4 muaj të ngujuar, besa ka mbaruar dhe jetojmë me frikë

-

Një vrasje me thikë e ndodhur në prill të këtij viti në fshatin Hot i Ri në Shkodër shkatërroi jetën e dy familjeve; njëra humbi djalin vetëm 27 vjeç, ndërsa familja e autorit ka frikë nga gjakmarrja.

Kristjan Shkambi në festën e Pashkëve goditi për vdekje Kolë Fermosin, dhe ndërsa kanë kaluar 4 muaj në ngujim, djali i axhës i autorit, Anesti Shkambi fajëson kushëririn e tij për vrasjen duke thënë se ishte i dehur kur qëlloi mbi 27- vjeçarin. "Ngjarja ka katër muaj që ka ndodhur dhe ne jemi të ngujuar. Kemi pasur vetëm dy muaj besë kur më vdiq babai dhe për festë. Është një ngjarje shumë e rëndë për familjen tjetër, sepse i ka ikur njeriu i tyre i dashur. E gjithë ngjarja ndodhi pa asnjë arsye. Totalisht fajtor është kushëriri im për vrasjen, pasi ishte në gjendje të dehur dhe e qëlloi me thikë natën e Pashkëve në një kohë që djali që humbi jetën nuk kishte asnjë lloj faji dhe u vra pa asnjë arsye. Jemi koshientë për këtë", tha Anesti Shkambi. Ky u shpreh se ai dhe fisi i tij do të ishin më të kënaqur nëse natën e vrasjes do të ndodhte e kundërta.

GJAKMARRJA

"E dimë dhimbjen e familjes tjetër. Fisi ynë do të ishte shumë më i kënaqur nëse atë natë kushëriri jonë të merrte atë që meritonte dhe personi tjetër të shpëtonte. Nuk kishte asnjë mundësi, sepse ne do bënim maksimumin që personi që u vra të shpëtonte, por tashmë është e pamundur. Familja e dëmtuar na ka pranuar në varrim dhe na ka dhënë dy muaj besë dhe për këtë i falënderoj­më. Megjithatë tashmë vijojmë të jemi të ngujuar, sepse është shumë shpejt dhe realisht nuk kemi çfarë t'i kërkojmë familjes tjetër, sepse djali i tyre u vra pa asnjë shkak", u shpreh 52vjeçari. Familja Shkambi ka marrë një goditje dhe kjo

vetëm nga njeriu i tyre dhe jo pala tjetër. "Ne kemi marrë një goditje psikologji­ke dhe më shumë fëmijët e mi. Djali i vogël sidomos dhe kjo asnjëherë për fajin e familjes tjetër, por për fajin e kushëririt tonë që na çoi në këtë gjendje. Fisi jonë nuk është dëgjuar për të tilla gjëra, por kushëriri na ka sjellë probleme edhe pse i kam folur gjatë gjithë ko-

hës", pohoi Anesti Shkambi, baba i tre djemve. Katër muaj pas asaj ngjarje familja Shkambi ka marrë një vendim. Anesti do kërkojë që të largojë jashtë Shqipërisë tre djemtë e tij, Osvaldon 19 vjeç, Fernandon 17 vjeç dhe Alvaron vetëm 12 vjeç. "Familja tjetër e ka shumë më rëndë se ne, sepse kanë djalin të vdekur dhe duke parë këtë situatë ikja nga Shqipëria e tre djemve të mi mbetet gjëja më e lehtë për ne. Edhe pse unë kam ndërtuar jetën dhe kam punuar që djemtë t'i kem këtu pranë tashmë është e pamundur. E para është frika, e dyta janë njerëzit që mund të ngacmojnë familjen tjetër dhe ata nuk do ndihen mirë duke qenë ne këtu. Ikja për ne është një zgjidhje dhe s'na mbetet opsion tjetër",- deklaroi 52- vjeçari.

DRAMA E FAMILJES SHKAMBI

Ëndrrat janë ndërprerë në mes. Djali i madh, Osvaldo ka ndërprerë universite­tin "Luigj Gurakuqi" në vitin e parë ku studionte për administri­m biznes dhe kohën e kalon mbyllur brenda shtëpisë. Alvaro është vetëm 12 vjeç dhe ai ka një ëndërr të madhe, të bëhet një futbollist i njohur. Është pjesë e akademisë Vllaznia si port- ier, por tashmë nga frika e gjakmarrje­s nuk shkon më në stërvitje. "Djali i dytë edhe pse ka besë, sepse për fëmijët nën 18 vjeç na i kanë lejuar të dalin, ai edhe pak bëhet 18. Djali i vogël po ashtu ka qenë në shkollë dhe në stërvitje me futbollin. Pavarësish­t besës për dy djemtë, unë sërish në shenjë respekti ndaj familjes tjetër i kam mbajtur brenda duke mos i lejuar që të dalin. E thashë që familja tjetër është shumë më e dëmtuar dhe s'ka krahasim. Por edhe unë nuk mund t'i lë djemtë të mbyllur duke mos u shkolluar dhe edukuar kështu që zgjidhje është largimi", u shpreh Anesti Shkambi. Sipas tij, në kushtet kur kushëriri i Anestit e ka vrarë pas asnjë arsye Kolë Fermosin është e vështirë për të tentuar edhe pajtimin mes dy familjeve.

 ??  ?? Anesti me 3 djemtë
Anesti me 3 djemtë
 ??  ?? Anesti Shkambi duke folur per “GSH”
Anesti Shkambi duke folur per “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania