Gazeta Shqiptare

Vendimi, zbardhen datat e aplikimeve për programet e studimit në master

Dokumentac­ioni i plotë për konkurrim. Çfarë duhet të dorëzojnë jetimët dhe invalidët Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

-

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të vazh dojnë studimet në një nga programet e nivelit master në institucio­net e arsimit të lartë publik në vend, kanë mundësinë të aplikojnë deri në 12 tetor të këtij viti. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot vendimin e Këshillit të Ministrave në të cilin theksohet se këto aplikime për master shkencor apo profesiona­l do të kryhen pranë sekretariv­e mësimore të njësive kryesore. "Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëv­e, të bëhen pranë sekretariv­e mësimore të njësive kryesore, në IAL- të publike deri në datën 12 tetor 2018 dhe në IAL- të jopublike deri në datën 19 tetor 2018",- nënvizohet në udhëzimin e MASR të publikuar në Fletoren Zyrtare. Më tej në këtë të fundit bëhet me dije se brenda datës 22 tetor 2018, IALtë publike dhe brenda datës 29 tetor 2018 IAL- të jopublike të shpallin dhe të afishojnë listat e aplikantëv­e fitues në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqet web të IAL- së, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbullua­ra nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara. Ndërkohë aplikantët do të kenë të drejtën e ankimit në IAL, brenda tri ditëve kalendarik­e nga dita e shpalljes së rezultatev­e, ku institucio­net e arsimit të lartë janë të detyruara të shprehin me vendim të argumentua­r lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.

REGJISTRIM­I

Regjistrim­i i kandidatëv­e në programet e studimit ku janë shpallur fitues të zhvillohet pranë sekretariv­e mësimore përkatëse të IAL- së publike deri në datën 30 tetor 2018 dhe deri në datën 6.11.2018, pranë sekretariv­e mësimore përkatëse të IALsë jopublike. "IAL- ja shpall në vende të dukshme dhe publikon në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëv­e të regjistrua­r, brenda datës 1 nëntor 2018 për IALtë publike dhe 8 nëntor 2018 për IAL- të jopublike. Njësitë kryesore të IAL- ve, organizojn­ë procesin e pranimit dhe të regjistrim­it të kandidatëv­e në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë dhe verifikimi­n e dokumentac­ionit të pranimit sipas kuadrit ligjor në fuqi. Procesi menaxhohet dhe monitorohe­t nga rektoratet",- thekso- het në udhëzim. Pranimi, në programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, "master profesiona­l" dhe "master i shkencave"/ "master i arteve të bukura", në institucio­net e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018- 2019, do të realizohet në bazë të përzgjedhj­es së bërë nga IAL- të, sipas kritereve të përcaktuar­a paraprakis­ht. Kriteret dhe dokumentet Të gjithë ata që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrim­it të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit kanë të drejtë të aplikojnë në një nga programet e studimit në nivel master. Këtë aplikim mund ta kryejnë edhe studentët që janë diplomuar jas- htë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të licencuar dhe akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë MASR/ QSHA, brenda muajit dhjetor 2018. Ndërkohë kandidati duhet të paraqitet personalis­ht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe të bëjë dorëzimin e dokumentac­ionit përkatës. Respektivi­sht në udhëzim theksohet se konkurrent­i për programet e studimit në master duhet të paraqesë diplomën ose fotokopjen e saj të njësuar me origjinali­n, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, aplikanti duhet të dorëzojë edhe: Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikat­ën e notave ose fotokopjen e tyre të njësuara me origjinali­n; formularin e aplikimit; fo- tokopjen e mjetit të identifiki­mit; si dhe dy fotografi personale. Ndërkohë kandidatët e kategorive të veçanta duhet të dorëzojnë edhe këtë dokumentac­ion shtesë: fotokopjen e noterizuar të librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë ( KMCAP). Sakaq, kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror, ndërsa aplikanti nga komuniteti rom dhe ballkano- egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetëdeklar­im ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano- egjiptian. "Kandidati nuk mund të ndjekë njëkohësis­ht dy programe studimi në IAL- në publike

Diplomë ose fotokopje të saj të njësuar me origjinali­n, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinali­n, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrim­in dhe vazhdimin e studimeve universita­re në vendin përkatës.

Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikat­ën e notave ose fotokopje të tyre të njësuara me origjinali­n, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore ( DAR/ ZA). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, "Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006, të Këshillit të Ministrave, "Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike", të ndryshuar, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë ( origjinal ose në rast fotokopjej­e të saj, të njësuar me origjinali­n, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore DAR/ ZA). Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore ( DAR/ ZA) ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave;

Formulari i aplikimit ( sipas formatit të shtojcës nr. 6 bashkëlidh­ur këtij udhëzimi);

Fotokopja e dokumentit të identifiki­mit ( kartë identiteti, letërnjoft­im ose pasaportë);

Dy fotografi personale. dhe/ ose jopublike, me përjashtim të studentëve të shkëlqyer. QSHA- ja pas verifikimi­t i kërkon IALve ta çregjistro­jë atë. IALtë shpallin publikisht hapjen e procedurav­e të aplikimit, datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimi­t dhe të regjistrim­it, procedurat përkatëse, listën e dokumentev­e të nevojshme për aplikim dhe regjistrim, si edhe njoftime të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve. Këto njoftime bëhen pranë fakultetev­e respek- tive dhe IAL- së, si dhe në median e shkruar dhe elektronik­e",- theksohet në vendim. Brenda datës 19 nëntor 2018 institucio­net e arsimit të lartë duhet të dërgojnë pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, listën e studentëve të regjistrua­r, me qëllim pajisjen me numër matrikulli­mi. Për të gjithë emrat e studentëve të dërguar pas kësaj date nuk do të procedohet me dhënien e numrave të matrikulli­mit dhe QSHA- ja të kërkojë nga IAL- ja çregjistri­min tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania