Gazeta Shqiptare

Pelegrinaz­hi, Kurbani dhe Haxhinjtë e parë shqiptarë në Mekë

-

fizitën e tij gjithë njerëzimit, ku të gjithë njerëzit në Qabe kërkojnë faljen e mëkateve, largimin e të këqijave, shpëtimin e tyre dhe kthimin e tyre fatlumtur në jetë. Rreth Qabesë, Gurit të Shenjtë njerëzit rrotullohe­n shtatë herë dhe drejtohen nga bregu Safa Merve për të bërë Sajin domethënës, vrapimin shtatë herë pesëqind metra, që e bëri nëna e profet Ismailit, Haxhireja për të zbuluar burimin e ujit, që të shpëtonte të birin ku pasi u kthye gjeti te këmbët e të birit uji që buronte dhe klithi Zem Zem. Mbas njëzet e pesë kilometrav­e, vendi që do t’u shfaqet pelqrinëve është Arafati, vendi ku u takua njeriu i parë Ademi me Havanë dhe filluan krijimin e jetës së re të parë në tokë. Qëndrimi në Arafat ka të bëjë me pastrimin e mëkateve të çdo njeriu, të çdo krijese njerëzore dhe të kthehet në jetë ashtu siç ka lindur nga nëna si një fëmijë i pastër, si më i pastri i gjithë krijesave, pa mëkate e pa gjynahe. Durimi ndaj vështirësi­ve që të gjithë kalojnë në këtë vend është si një rikujtim i jetës së Pejgamberi­t Ibrahim që zoti t’u mësojë durimin të gjithëve. Të gjitha këto lutje dhe adhurime ndaj krijuesit të gjithësisë Allahut, shoqërohen me vazë dhe ajete kuranore. Këtu të gjithë kujtojnë se lindi jeta, lindi njeriu i pastër siç e lindi dhe e kërkon zoti që ai të jetë në të gjithë jetën. Të gjithë drejtohen nga kodra e Xhubile Rahme që të kthehen në njerëz të tillë. Në Muzdilife dhe Mina të gjithë haxhinjtë, pelegrinët mbledhin gurë në vendin ku i mblodhi dhe Hazret Pejgamberi, të premten duke u gdhirë e shtuna e Bajramit, për të vrarë shejtanin në vendin e quajtur Xhemra Tul Akabeh ku që të gjithë gjuajnë tre herë nga shtatë gurë duke menduar se tashmë ata e kanë vrarë përfundimi­sht shejtanin ( djallin) dhe ashtu të pastër siç kanë lindur nga barku i nënës heqin rrobën e Erhamit dhe veshin rrobat e mëparshme. Të pastër dhe të gëzuar Hanxhinjtë, pelegrinët, vazhdojnë rrugën e tyre të pelegrinaz­hit në qytetin e Medinës, në qytetin ku gjeti vend strehim Pejgamberi, ku zbuloi aktiviteti­n më të madh dhe u varros. Medina është vendi i shenjtë i Pejgamberë­ve, i Mbretërve, qyteti i xhamisë së shenjtë të Pejgamberi­t. Këtu të pasurit kanë si ndjenjë dhe obligim që të ndërtojnë Faltore. Këtu ka shumë të pasur dhe në Medinë ka shumë Xhami. Në këtë qytet u zhvillua dhe lufta e dytë e profetit Muhamet me kundërshta­rët e tij. Në vitin 622 profeti u shpërngul nga Meka në Medinë. Këtu gjendet edhe xhamia e dy Kibleve ku profeti u fal dhe u lut pas tetë muajve të Hixhretit. Në këtë qytet ku shtypen miliona e miliona kurane që shpërndahe­n anekënd botës gjendet shtypshkro­nja më e hershme e njerëzimit dhe maketi i kuranit, ku botimi i tij ka kaluar nga shtypi me dorë deri te më i sofistikua­ri ( dixhitaliz­uar) në kohët e sotme. Në këtë qytet, ashtu si Meka, ndodhet edhe mrekullia tjetër e shenjtëris­ë, xhamia e Pejgamberi­t, e profetit që zbriti si mëshirë e gjithë botërave për mbarë njerëzimin e profetit që përfitoj si askush zemrat dhe shpirtrat e gjithë njerëzimit siç e ka quajtur Bernard Shou, lavdia më e madhe që udhëhoqi njerëzimin në dritën e vërtet. Njeriu që shpalli fenë e zotit, jo më si shumë profetë të tjerë, vetëm popujve të tyre, por gjithë botës siç thotë Napoleon Bonaparti: njeriu që triumfin dhe fitoren e kurorëzoi me mëshirë dhe falje. Njeriu që u bë udhëheqës i vërtetë shpirtëror, prijës e sundimtar pa përdorur forcë si logjikë antinjerëz­ore. Njeriu që sundoi në sajë të besueshmër­isë dhe besimit. Njeriu që krijoi një religjion të cilën e pranuan miliona e miliona njerëz duke e shndërruar atë në një fe universale. Pelegrinët mësojnë të gjithë në këtë qytet për lajmëtarin dhe të dërguarin e fundit të Allahut, për të gjithë kohërat e për të gjithë popujt të cilët e pranuan besimin e tij. Drita që erdhi në shkretëtir­ë dhe ndriçoj mbarë rruzullin tokësor ku zoti u betua “Komuniko me atë që tu zbrit prej zotit tënd”. Të gjithë pelegrinët mësojnë në këtë qytet, pranë kësaj faltoreje, se profeti Muhamet megjithëse ishte më i shenjti, më i dashuri, më i zgjedhuri i Allahut gjithnjë do të thoshte: “Midis jush unë jam ai që njoh Allahin e madhërishë­m më së miri, dhe i frikësohem atij më së shumti”. Në këtë qytet ata mësojnë jetën e këtij profeti, filozofinë e tij që në vend të urrejtjes mëkoj dashuri përtej dashurisë, përtej dhimbjeve, përtej vuajtjeve. Ai që ndjen armiqësi ndaj Ehli Bejtit tim është Mynafik. Paqa, dashuria dhe drita duhet të udhëheqin çdo njeri që beson, çdo njeri që jeton. Xhamia e Pejgamberi­t, historia e saj sa më shumë e lexon, më shumë kupton drita e besimit dhe njerëzimi ka udhëtuar në vite bashkë me profetin. Xhamia edhe pse daton në kohëra të hershme sipërfaqja e saj me 82.000 m2 ( tetëdhjetë e dy mijë metër katrorë) vazhdon e rritet në përmasa më të mëdha akoma dhe në ditët e sotme. Dhjetë minare 103 m ( një qind e tre metër) të larta ku hëna e çdo minareje është e veshur me 4.5 tonë Ar secila e qarkojnë duke i dhënë madhështi hyjnore. Pelegrinët mësojnë se gurin themeltar e ka vënë mbreti i Arabisë Saudite Feh Abdullah Azis. Sipërfaqja e saj nga lartë është e mbuluar me 27 kupola që peshojnë nga 80 ton secila të cilat hapen dhe mbyllen sipas kohës që falja kurrë dhe asnjëherë të mos prishet pasi falja në këtë xhami është shenjtëri.

KURBANI… HISTORIA E TIJ

Njeriu si qenia më gjeniale e universi i pajisur me një ndërgjegje të lartë ndryshe nga krijesat e tjera që nga zanafilla e jetës gjithmonë ka ndjerë dhe ka pasur nevojë për t’iu drejtuar dikujt. Në fillimet e para ata ju drejtohesh­in dhe kërkonin ndihmë gurëve, pemëve, fenomeneve të natyrës deri kur një ditë i larguan dhe arritën ti besojnë vetëm krijuesit, zotit, në religjone të ndryshme sipas pikëpamjes së tyre. Gjithë historia e jetës së njeriut, nevojat e tij janë manifestua­r në forma dhe mënyra të ndryshme dhe duke qenë të besuar nën një religjion sipas udhëzimeve të tyre hyjnore. Në këto forma dhe këto mënyra të komunikimi­t midis zotit dhe njeriut është dhe flijimi, sakrifica që në terminolog­jinë fetare quhet “Kurban” . Këto forma të ndërlidhur­a ndërmjet Zotit dhe njeriut kanë në kohëra “Simpatinë” e krijuesit dhe meritojnë dhuntitë e tij. Kjo traditë është rrënjosur thellë te popujt e vjetër asirian, persian, fenikas, egjiptian, grekë, arab, sllavë. Të dhënat dhe hulumtimet e ndryshme tregojnë se nga rrafshi i feve komparativ­e kulturat dhe qytetërime­t e vjetra si adhuruesit e diellit, të hënës , të yjeve dhe objekteve dhe fenomeneve të ngjashme e njohin institucio­nin e flijimit, kurbanit. Nëpërmjet sakrifikim­it të vetvetes ose formave të ndryshme të tjera duke kërkuar të fitojnë simpatinë e krijuesit ata kanë rrugëtuar gjatë prej shekujsh në histori duke relivuar me jetën. Flijimi është ritual me te cilin njerëzit kanë kërkuar dhe kërkojnë që vullneti i zotave dhe qenieve mbinatyror­e tu dalë në ndihmë nevojave, përmbushje­s së tyre dhe dëshirave. Shprehje tipike të besëtytnis­ë kanë pasur forma të tmerrshme jo humane: flijimi i njerëzve në

 ??  ?? Hafis Sabri Koçi me haxhijtë e parë shqipratar në Mekë
Hafis Sabri Koçi me haxhijtë e parë shqipratar në Mekë
 ??  ??
 ??  ?? Meka- Adhurim për gjithë njerëzimin
Meka- Adhurim për gjithë njerëzimin
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania