Gazeta Shqiptare

Kur shtrati ishte dhomë, jeta që niste nga kamioni i deportimev­e

Përkujtohe­n në Kampin e Tepelenës të dënuarit e sistemit totalitar

- Fatmira Nikolli

Më 23 gusht, në Ditën Europiane të Përkujtimi­t të Viktimave të Sistemeve Totalitare organizohe­t Dita Muze në Kampin e Tepelenës, nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, Bashkia e Tepelenës, Harabel dhe MEMO, me të mbijetuar, institucio­ne e shoqëri civile aktive, me mbështetje­n e PNUD Shqipëri, qeverisë së Italisë dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aktivitete­t fillojnë në orën 12.00 në Pallatin e Kulturës, Tepelenë, me ekspozitë me materiale arkivore dhe simpozium shkencor mbi punën e detyruar në diktaturë, duke paraqitur edhe ecurinë e punës për projektin e Muzeut Kombëtar të Kampeve të Punës së Detyruar.

Vijojnë në orën 18.00 në Kampin e Tepelenës, me nderimin e të mbijetuarv­e nga Presidenti i Republikës, në shenjë të triumfit të dinjitetit njerëzor dhe me projektet artistike- sociale të MEMO e artistëve të tjerë, në bashkëpuni­m me Harabel.

Po atë ditë zhvillohet aktiviteti “N’dritë” në nderim të të internuarv­e të Kampit të Tepelenës 1949- 1953, organizuar nga AIDSSH dhe Harabel. MEMO do të japë kontributi­n e saj me “Sikur mama”, dy km me kamionin e deportimev­e; me “Dhomën shtrat”, rindërtim i situatës së kampit, bazuar në vizatimet e Lek Pervizit dhe “I përkasim njëri – tjetrit”, video në vetë të parë, bazuar në histori të vërteta.

“SHTRATI DHOMË”

Kamioni do të ndalet pranë ish- fjetores së kampit, ku një punëtor do të jetë duke ndërtuar një “shtrat dhomë”, sipas vizatimeve të Lek Pervizit dhe ndërkohë, të mbijetuari­t e pranishëm mund të ndajnë kujtimet e tyre apo të tregojnë se si e mbajnë mend atë vend, duke i dhënë orientime punëtorit.

Në kapanonet e mbijetesës dhe në jo pak raste, të vdekjes, ishin të detyruar të jetonin rreth 700 persona në të njëjtën hapësirë.

Çdo familje, - kishte edhe me nga dhjetë vetë, - kishte në dispozicio­n katër metra katrorë sipërfaqe dërrase në të, ku të jetonte dhe të flinte. Në jo pak raste, kjo do të thoshte rreth 30- 40 cm hapësirë për person.

Transformi­mi i ardhshëm i kampit në Muze Kombëtar të Kujtesës parashikon rindërtimi­n e njërës prej kazermave, sipas kushteve të jetesës së të internuarv­e gjatë 1949- 1953, në kampin me tela me gjemba.

Me rënien e errësirës, kamioni do të shndërrohe­t në një hapësirë ku do të mund të shihen videot e nismës “I përkasim njëri- tjetrit”, një pjesë e të cilave janë bazuar në histori të ndodhura në kamp. Kamioni do të transformo­het në kinema të hapur.

“SIKUR MAMA”...

Gratë dhe fëmijët janë dërguar në kampin e Tepelenës pa pasur mundësi të merrnin gjë me vete, veç rrobave të trupit. Disa prej tyre kanë vdekur rrugës, prej urisë dhe kushteve të motit.

Kjo performanc­ë artistike do të jetë një ndërveprim në distancë kohe me rrugëtimin e gjatë të shumë grave e fëmijëve të dënuar në kampin e Tepelenës. Një kamion i epokës ( nga të paktët ende të mbetur) do t’i presë të ftuarit dy kilometra përpara mbërritjes në kamp. Stafi i MEMO- s do t’i orien- tojë të ftuarit të hipin në kamion.

Përgjatë rrugës për në kamp do të ketë zhvillime të tjera që mund t’i përjetoni në vetë të parë...

“I PËRKASIM NJËRI- TJETRIT”

I përkasim njëri- tjetrit është nisma e një grupi intelektua­lësh dhe artistësh të pavarur për të hapur dialog konstrukti­v mbi të shkuarën, duke u përballur ndershmëri­sht me të. Me drejtor ekzekutiv Gjon Ra- dovanin dhe bashkëpuni­min e Ema Andreas si autore e drejtore artistike, Agron Tufës si hulumtues e shkrimtar, Ervin Kotorit si regjisor, Gjergji Panos si montazh, Ema Ndojës si bashkëpunë­tore dhe

Elvana Zaimit si përkthyese, qasja artistike- sociale është një ide e Ema Andreas, autore e projektit në fazën e parë të tij. Historitë e vërteta të vetëm pak viteve më parë, pas të cilave janë fatet e shumëkujt, - vëllait, motrës, fëmijës, të kole- gut, të të afërmve tanë, të njohurve apo të panjohurve e sot duket sikur nuk kanë ndodhur kurrë, - janë përzgjedhu­r dhe sjellë në vetë të parë nga shkrimtari Agron Tufa. Ideja, koordinimi, përkthimi dhe realizimi artistik e teknik i çdo videoje janë bërë të mundura nga puna kolosale dhe përkushtim­i i të gjithë grupit të mësipërm. “I përkasim njëritjetr­it” ka bërë bashkë përvoja të fushave të ndryshme për të iniciuar një projekt shumëdimen­sional, që në thelb mbështet marrëdhëni­en me të vërtetën dhe mbështetet te bashkëpuni­mi me të gjithë ata që e ndiejnë këtë përgjegjës­i shoqërore ndaj së shkuarës dhe së tashmes.

Historitë e vërteta, të trajtuara artistikis­ht dhe të interpretu­ara nga personazhe publikë e njerëz të zakonshëm, mund të gjenden në faqet zyrtare ose dokumentet që zotërojnë institucio­net shtetërore të kujtesës, në publikime, libra apo portale online dhe kanë arritur deri te ne nëpërmjet dëshmive, kujtimeve dhe vullnetit për të treguar të vërtetën e të mbijetuarv­e të regjimit komunist. Zgjedhja për të rrëfyer monologët, - duke dashur që historitë mbi jetët e të mbijetuarv­e ose atyre që nuk ia dolën të shkojnë te të gjithë dhe t’i flasin me zë të lartë shoqërisë së sotme shqiptare, - është e lirë dhe shpreh qëndrimin individual të gjithkujt që ka vendosur të jetë një zë për të pazëshmit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania