Gazeta Shqiptare

Provokon Beogradi, mediat nxjerrin hartën e re me veriun e Kosovës

Reuters: Ndryshimi i kufirit në Ballkanin Perëndimor, i rrezikshëm Thaçi: Në shtator vijon dialogu me Serbinë

-

Dialogu Kosovë- Serbi ende nuk ka përfund uar dhe ndërkaq tensionet mes këtyre dy vendeve sa vijnë e po shtohen. Kjo është vënë re më tepër ditët e fundit nga pala serbe. Televizion­et e Serbisë kanë filluar që në edicionin e lajmeve të shfaqin më të zgjeruar hartën e Serbisë këto ditë. Ajo që vihet re tashmë në ekrane është se Serbisë i është bashkuar Republika Serbe dhe Veriu i Kosovës. Ky duket të jetë hapi i parë i implementi­mit të idesë së liderëve serbë dhe presidenti­t Hashim Thaçi, për t'i lëvizur kufijtë. Pjesë e hartave që shfaqen në televizion­et serbe është bërë tashmë edhe Republika Srspka e Bosnjës dhe Veriu i Kosovës, shkruan ' Gazeta Express'. Lajmet e mbrëmjes në televizion­in "Prva" janë shoqëruar me hartën e një "Serbie të madhe". "Çfarë po shfaqet në lajmet e mbrëmjes në Serbi këto ditë: hartat që duken sikur Serbia ka aneksuar Republikën Srpska dhe Veriun e Kosovës", ka shkruar në Twitter, Jasmin Mujanoviç, eksperti i politikës për Evropën Juglindore. Ajo që po shfaqet në televizion­et serbe, në kohën kur lëvizja e kufijve është kundërshtu­ar nga të gjithë fuqitë e mëdha, Mujanoviç e krahason me kohën e Milloshevi­çit. "Kjo është e një vijë me atë që ka bërë RTS gjatë kohës së Milloshevi­çit". Deklaratat e fundit të Presidenti­t, Aleksandër Vuçiç, për ' përcaktim kufijsh' në baza etnike, janë konkretizu­ar me hartat që televizion­et po shfaqin. Mujanoviç thotë se presidenti serb dhe lideri i Republika Srpskas, Millorad Dodik, duan dhunë. Prekja e kufijve në Ballkan është cilësuar nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian si tensionim i situatës dhe destabiliz­im. Nga ana tjetër, tema e mundësisë së ndryshmit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ka qenë në fokus

të shumë mediave ndërkombët­are. Mes tyre gazeta austriake "Der Standard" dhe agjencia "Reuters" kanë publikuar artikuj ku pozicionoh­en kundër ndryshimit të kufijve. Agjencia e lajmeve Reuters në një shkrim të titulluar "Frenimi i BE- së promovon mosmarrëve­shje të rrezikshme kufitare në Ballkanin Perëndimor" Andreas Rinke shkruan se "çdo ndryshim kufiri në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i rrezikshëm". Reuters

citon drejtorin e Institutit për Evropën Juglindore në Universite­tin e Regensburg­ut, Ulf Brunnbauer, të ketë thënë se "po të ndodhë ndryshimi i kufijve të Kosovës, atëherë kjo do të trimëronte serbët e Bosnjës që të ndanin Republikën serbe dhe t'ia bashkëngji­sin Serbisë. BE është fajtore për hezitimin për debatin e kufijve në Ballkan, thekson Brunnbauer, citon Reuters. Sipas tij, Franca dhe Holanda janë fajtorë që po kundërshto­jnë hapjen e bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE- në. Ky vakum i BE- së po shfrytëzoh­et pastaj nga vende si Rusia, Kina dhe Turqia, ka cituar Reuters ekspertin gjerman Ulf Brunnbauer. Ndërkaq, edhe gazeta austriake është marrë dje me këtë çështje. "Normalizim­i i marrëdhëni­eve midis Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimi i marrëveshj­es midis Maqedonisë dhe Greqisë do t'ia hiqte Rusisë letrën kryesore nga dora". Kështu citohet të ketë thënë për gazetën austriake "Der Standard", drejtuesi i Qendrës për Evropën juglindore në Universite­tin e Gracit, Florian Biber. "Rusia po shfrytëzon dobësitë e të tjerëve në Ballkan", thotë Biber, teksa ka shtuar se ky ndikim mund të përmbyset "Rusia po shfrytëzon dobësitë e të tjerëve në Ballkan", thotë Biber, teksa ka shtuar se ky ndikim mund të përmbyset vetëm përmes një angazhimi të fuqishëm të BE- së dhe të një ambivalenc­e të Shteteve të Bashkuar të Amerikës", transmeton Der Standard. vetëm përmes një angazhimi të fuqishëm të BE- së dhe të një ambivalenc­e të Shteteve të Bashkuar të Amerikës", transmeton Der Standard. Ndërkaq në pjesën e parë të muajit shtator do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prononcim për "Epoka e re". Por, ai ka thënë se në këtë takim ende nuk është specifikua­r se për çfarë do të diskutojë me presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. I pari i Kosovës u ka bërë thirrje partive opozitare të bëhen pjesë e dialogut, duke thënë se bashkëngji­tja e opozitës në këtë proces është e mirëpritur.

 ??  ?? Media serbe me hartën e re të Kosovës
Media serbe me hartën e re të Kosovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania