Gazeta Shqiptare

Përmbytjet në Indi, 400 të vdekur e dhjetëra të zhdukur

-

shkuar në 400 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi këtë të hënë sipas autoritete­ve vendase. Përmbytjet kanë përfshirë prej ditësh shtetin Indian të Keralas ku dhjetëra njerëz rezultojnë të zhdukur dhe 1.2 milionë janë strehuar në kampe. Kerala është përfshirë nga reshjet e shiut, të cilat kanë qenë 40 për qind më të mëdha sesa sezonet e kaluara. Për shkak të ujit të ndotur dhe kushteve të këqija higjienike autoritete­t i frikësohen sëmundjeve dhe në këto zona janë dërguar ekspertët sanitarë. Dëmi nga përmbytjet deri tani vlerësohet në mbi tre miliardë dollarë, dhe pritet që kjo vlerë të rritet. Sfida më e madhe për autoritete­t indiane është pastrimi i zonave dhe i shtëpive për të mundësuar kthimin e banorëve në normalitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania