Gazeta Shqiptare

Zjarr në Paris, 5 fëmijë në gjendje kritike

-

ende në luftë për jetën pesë fëmijë, pas shpërthimi­t të një zjarri në një papafingo në periferi të Parisit. Rreth 100 zjarrfikës u përballën me flakët rreth orës 19.00 të dielën në Aubervilli­ers, në veri- lindje të Parisit. Sipas ' Daily Mail', shtatë persona mbetën me lëndime serioze, mes tyre pesë fëmijë, jeta e të cilëve është në rrezik. Gjithashtu 10 oficerë policie dhe një zjarrfikës pësuan lëndime të lehta nga zjarri që shpërtheu në papafingon e një ndërtese dy- katëshe. Shkaku i flakëve mbetet i paqartë, megjithëse zjarrfikës­it arritën ta mbanin situatën nën kontroll. Në të njëjtin qytet më pak se një muaj më parë, një zjarr në një kompleks strehimi shkaktoi vdekjen e një nëne dhe tre fëmijëve dhe la të plagosur nëntë persona të tjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania