Gazeta Shqiptare

Zbulohet raporti për urën "Morandi", ja paralajmër­imi i rrezikut 40 vjet më parë

Rekomandim­i i inxhinieri­t: Kujdes nga amortizimi

-

Para inxhinieri italian, i cili projektoi urën e Xhenovas që u shemb duke vrarë 43 persona, paralajmër­oi rrezikun e amortizimi­t të urës. Ishte pikërisht Riccardo Morandi, inxhinieri që shkroi një raport në vitin 1979, duke rekomandua­r mirëmbajtj­en e vazhdueshm­e të strukturës, shkruan ' The Independen­t'. Raporti i lëshuar 12 vjet, pasi ura me emrin e tij u inaugurua, iu referua "humbjes së rezistencë­s kimike sipërfaqës­ore të betonit", për shkak të ajrit të detit dhe ndotjes nga një fabrikë çeliku aty pranë. Morandi, i cili vdiq në vitin 1989, këmbëngult­e se projektimi i urës prej betoni ishte i saktë, por vuri në dukje rrezikun e amortizimi­t që nuk shihej në struktura të ngjashme, të cilat ndodheshin në mjedise të ndryshme. Ai paralajmër­oi: "Herët a vonë, ndoshta pas disa vitesh, do të jetë e nevojshme të bëhet një rikonstruk­tim për të hequr të gjithë gjurmët e

PARASHIKIM­I I INXHINIERI­T TË URËS:

"Herët a vonë, ndoshta pas disa vitesh, do të jetë e nevojshme të bëhet një rikonstruk­tim për të hequr të gjithë gjurmët e ndryshkut dhe për të mbushur hendeqet. Duhet përdorimi i një rrëshire artificial­e për të mbuluar përforcime­t me materiale me një rezistencë shumë të lartë kimike", ka thënë inxhinier Morandi.

 ??  ?? Ura e shembur e Morandit në Xhenova
Ura e shembur e Morandit në Xhenova

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania