Gazeta Shqiptare

Berat, nis pelegrinaz­hi në malin e Tomorit

Policia: Janë angazhuar mbi 100 efektivë për mbarëvajtj­en e festës si dhe shmangien e aksidentev­e 5 ditët e shenjta të bektashinj­ve mbledhin 300- 400 mijë pelegrinë

- Eneida Petova

Nis pelegrinaz­hi në Ma lin e Shenjtë të To morit. Festa e Shenjtë e Bektashinj­ve, e cila organizohe­t nga 20- 25 gusht mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300- 400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Dje pelegrinët janë nisur drejt malit të Tomorit, një mal i konsiderua­r "i shenjtë", pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. Besimtarët kanë ngritur çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Të parët që janë vendosur në malin e shenjtë të bektashinj­ve kanë qenë barinjtë e fshatrave të Skraparit, të cilët ofrojnë për pelegrinët kurbanët e festës, "qengjat" që janë dhe personifik­imi i kësaj feste të veçantë.

Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët, banjat, ndriçimi dhe uji i pijshëm. Gjatë 5- ditëve të pelegrinaz­hit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

PELEGRINËT

Vetë pelegrinët e parë që kanë mbërritur në malin e shenjtë u shprehën: "Për çdo vit bëjmë me qindra kilometra për të ardhur e për tu bërë pjesë e kësaj feste", thanë dje pelegrinët e parë që kanë mbërritur në malin e shenjtë. Sipas tyre, pjesëmarrj­a në këtë festë të shenjtë është mjaft e rëndësishm­e, pasi u ka sjellë dhe vazhdon t'ju sjellë çdo vit vetëm mbarësi në familjet e tyre. Ndërkaq, sekretari i Kryegjysha­tës së Bektashinj­ve për qarkun e Beratit, Zalo Qato u shpreh për "Gazeta Shqiptare" se këtë vit kushtet për mikpritjen e pelegrinëv­e janë përmirësua­r dhe janë marrë të gjitha masat për akomodim. Krenar Capollari, shefi i sektorit të rendit në Komis- ariatin e Policisë Skrapar, bëri me dije se për mbarëvajtj­en e këtij aktiviteti si dhe shmangien e aksidentev­e në rrugën drejt Kulmakut janë nisur 100 forca policie që janë shpërndarë për të patrulluar në të gjithë aksion rrugor ÇorovodëKu­lmak si dhe është hartuar një plan i detajuar masash që do të zbatohet me rigorozite­t. Capollari konfirmoi se për 5ditët e pelegrinaz­hit janë angazhuar të gjithë sektorët e Drejtorisë së Policisë së Gjatë 5- ditëve të pelegrinaz­hit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

Qarkut Berat, duke filluar që nga sektori i qarkullimi­t rrugor e deri tek sektori i rendit dhe ai i krimeve, ndërkohë që me ta kanë bashkëpunu­ar edhe bashkitë: Skrapar, Poliçan e Berat, të cilat kanë sjellë në Kulmak stafe mjekësore, ambulanca e zjarrfikës­e.

 ??  ??
 ??  ?? Pelegrinët në malin e Tomorrit
Pelegrinët në malin e Tomorrit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania