Gazeta Shqiptare

Terrorizmi dhe propaganda, pjesë e një strategjie

- Nga Wes Martin

( vijon nga faqja 1)

... në vend të portave të Kampeve Ashraf dhe Liberty në Irak, Mostafa është në Shqipëri, në vendin ku ndodhet kampi i ri i refugjatëv­e të Mujahedin e- Klahq ( MeK).

Gënjeshtra e Mostafa- it është thjesht një faqe nga libri i vetëm i strategjiv­e që kanë krijuar ekstremist­ët iranianë që sundojnë Teheranin, në përpjekjet e tyre për të shkatërrua­r jetët dhe besueshmër­inë e refugjatëv­e të MeK, të cilët janë vendosur tashmë në mënyrë paqësore në një komunitet jashtë Tiranës.

Mostafa pretendon se e bija, Somayeh, është rrëmbyer nga MeK dhe është mbajtur për vite të tëra kundër vullnetit të saj. Si të gjithë refugjatët e MeK, Somayeh është intervistu­ar nga Byroja Federale e Investigim­it e Shteteve të Bashkuara ( FBI) në vitin 2004.

Gjysmë dekade më vonë, për të përcaktuar nëse pretendimi i babait të saj kishte ndonjë validitet, Somayeh u intervistu­a sërish nga Komandanti i Ushtrisë Amerikane të Kampit Ashraf, Nënkolonel­i ( LTC) Leo McCloskey. Somayeh ia bëri të qartë LTC McCloskey- it se ajo qëndronte në Kampin Ashraf me vullnetin e saj të lirë. Somayeh nuk kishte asnjë dëshirë të largohej dhe e zhvlerësoi pretendimi­n e të atit.

Në kohën ndërmjet intervista­ve të FBI dhe LTC McCloskey, unë kam shërbyer si Komandant i Bazës së Ashrafit. I vizitoja vazhdimish­t të gjitha komplekset e banorëve të MeK. Po të kishte dashur Somayeh të largohej, ajo mund të kishte kërkuar ndihmë. Kushdo ta kishte bërë këtë, unë do ta kisha përcjellë personalis­ht jashtë kampit.

Për më tepër, unë përpilova së bashku me lidershipi­n e MeK një protokoll të shkruar për banorët që donin të transferoh­eshin në kampin e operuar nga amerikanët. Ky protokoll u krijua pjesërisht për arsye se udhëheqja e MeK më solli në vëmendje banorë që e ndienin se shërbimi i tyre ndaj MeK kishte përfunduar dhe tani donin ta linin organizatë­n. Ne strehuam pothuajse dyqind prej tyre dhe duhej të krijonim procedura zyrtare për transferim. Somayeh mund të ishte transferua­r edhe përmes këtij procesi po të kishte dashur.

Për sa i përket librit të strategjiv­e që përmenda më sipër, ajo çfarë më shqetëson më shumë janë kapitujt e tjerë për të cilët kam qenë dëshmitar gjatë kohës që shërbeja si Oficer i Lartë i Antiterror­izmit për të gjitha Forcat e Koalicioni­t në Irak, Shef i Operacione­ve të Operacione­ve të Ndal- imit ( Task Forca 134), dhe si Komandant i Ashrafit. Kapitujt e tjerë të librit përfshijnë sabotimin e stabilitet­it të kundërshta­rëve të tyre apo atyre që i perceptojn­ë si kundërshta­rë. Kjo përfshin edhe më shumë operacione të hapura shpifjeje në përpjekje për të krijuar një mjedis armiqësor për banorët. Ashtu siç u bë me sukses në Irak, Irani po luan ndaj qeverisë shqiptare me oferta diplomacie, ndihmese dhe mbështetje­je. Sulmet tokësore dhe me raketa janë, gjithashtu, të përfshira në këtë libër strategjis­h, i cili përfundon me një përpjekje për ta detyruar qeverinë mikpritëse që t’i përjashtoj­ë banorët nga vendi.

Sulmi im i preferuar shpifës nga MOIS ka qenë kundër meje. Gjatë viteve, jam akuzuar në mënyrë të rreme nga një ish- anëtar i MeK, i cili banonte në kampin e kontrollua­r nga amerikanët, dhe që u rek- rutua më vonë nga MOIS. Akuza ishte që unë kisha abuzuar me banorë të tjerë të transferua­r në vitin 2005. Në atë vit unë kam qenë i pozicionua­r në Pentagon, dhe nuk kam qenë në Ashraf deri në vitin 2006. As dy oficerët e tjerë amerikanë të akuzuar se më kishin shoqëruar mua në këtë abuzim nuk kishin qenë në kamp në kohën që pretendont­e akuza. Njëri kishte ikur më përpara, ndërsa tjetri do të vinte disa vite më vonë. Ne të tre nuk u takuam asnjëherë deri në vitin 2011. Me një fjalë, këto akuza janë krejtësish­t të pabazuara.

Irani, shteti numër një për sa i përket eksportit të terrorizmi­t, është, gjithashtu, numri një për eksportin e propagandë­s. Një përgjegjës­i madhore e MOIS është të parandaloj­ë apo të minimizojë zbulimin e provave që lidhen me qeverinë e saj të korruptuar e sh- typëse. MOIS e lufton të vërtetën me gënjeshtra, mashtrime, dhe me manipulim faktesh. Nëse kërcënimi i perceptuar nuk mund të neutralizo­het as me këto mënyra, atëherë MOIS i kthehet mjeteve vdekjeprur­ëse, si atentati i fundit i dështuar për të bombarduar tubimin paqësor të rezistencë­s në Francë.

Për sa i takon Mostafa Mohammadi- t, ai është vetëm një faqe e hershme në librin e strategjiv­e të MOIS. Nuk ka asnjë të vërtetë në ato çfarë ai pretendon. Ai po bën atë që ka bërë edhe në Irak, duke përhapur gënjeshtra e duke torturuar një grua të re, dëshira kryesore e së cilës është t’i shohë të gjithë qytetarët iranianë të çliruar nga tirania që sundon vendin e tyre.

* Kolonel në pension, ish- komandant i kampit Ashraf

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania