Gazeta Shqiptare

Balla: Begon e njoh familjaris­ht, por nuk ka mburojë politike

Kuvendi nis punimet me 3 shtator, PS apel opozitës: Të votojmë Magjistrat­urën "Çyrbja, bëra verifikime­t, asnjë hetim ndaj tij"

- Valentina Madani

Taulant Balla nuk e mo hon se e njeh, madje ka njohje familjare me Edmond Begon, ish- anëtarin e bandës së Lushnjës. Por hedh poshtë akuzat e demokratëv­e se personit në fjalë, i arrestuar pak ditë më parë nga policia greke pas një urdhri ndërkombët­ar të lëshuar nga drejtësia italiane që e ka dënuar me 21 vite burg për trafik droge dhe përfshirje në grup kriminal, të ketë përfituar mburojë politike. "Personin në fjalë sigurisht që e njoh, njoh bashkëshor­ten e tij dhe fëmijët e shkëlqyer, nxënës shembullor­ë moshatarë me tim bir. Dua t'ju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë dhe përgjigjen e ka dhënë shteti shqiptar. Që shumë shqiptarë nëpër kufij të ndryshëm të BE vendosen në proces verifikimi të së shkuarës së tyre është një proces normal dhe janë të shumtë ata që e dinë", - deklaroi z. Balla. Ai shtoi më tej se: "Për mua në këtë proces është e rëndësishm­e që të hiqet dorë për hedhje baltë në dëm të krahut tjetër. Në fund të kësaj do të kemi pjesë të serisë Babale 3, sepse personi nuk ka qenë në kërkim dhe nuk është në kërkim ndërkombët­ar nga askush dhe pas verifikimi­t, pyeteni personin vetë nëse ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike. Këtu e konsideroj të mbyllur këtë çështje". Akuzat e opozitës i hedh poshtë dhe për deputetin e grupit të tij parlamenta­r, Jurgis Çyrbja për të cilin në media u publikuan përgjigje me pjesëtarë të bandës së Emiliano Shullazit. I pyetur për përgjimet që i janë bërë deputetit socialist Jurgis Çyrbjes me anëtarin e një bande kriminale, Balla u shpreh se ky lajm qarkullon prej një viti. "Ju e dini më mirë se unë se ky lajm qarkullon prej një viti. Unë si kryetar i Grupit Parlamenta­r kam bërë verifikime­t, kam marrë informacio­net nga organet ligjzbatue­se, deputeti në fjalë nuk ka në ngarkim të tij asnjë hetim apo procedim penal për çështjen në fjalë", deklaroi z. Balla. Ai i bëri sërish

thirrje opozitës që të japë votën pro dispozitës për Shkollën e Magjistrat­urës. Kërkesa e zyrtarit socialist u bë gjatë konferencë­s me dy deputetët gjermanë. Thirrja e Ballës duket se vjen para nisjes së sesionit të ri parlamenta­r më 3 shtator në ora 18: 00. "Kuvendi nis më 3 shtator dhe unë do të doja të ribëja apelin kundrejt opozitës që në seancën e parë apo të 3 shtatorit që mblidhet në orën 18: 00 të kishim mundësi të votonin rivendosje­n në afat të një dispozite tranzitore që ka të bëjë me Shkollën e Magjistrat­urës",- deklaroi Balla. Në takimin me Josip Juratovic dhe Martin Roseman Balla tha se u diskutua për integrimin dhe u analizua puna e bërë gjatë mua-

jve korrik dhe gusht për procesin screeing. Ndërsa gjermani Juratovic garantoi mbështetje­n e Gjermanisë në procesin e integrimit, por kishte një lutje për të gjithë shqiptarët. "Na ndihmoni që t'ju ndihmojmë! Ecuria pozitive e reformës në drejtësi, është një argument pozitiv për Gjermaninë dhe për vendet e tjera të BE- së. Shqipëria dhe rajoni janë një oborr i brendshëm i Europës, në këtë këndvështr­im janë pjesë e Europës. Gjermania është e angazhuar për marrjen e vendimeve pozitive për Shqipërinë dhe rajonin", u shpreh Josip Juratovic. Gjithashtu, Balla kritikoi Gjermaninë për vonesat në ambasada për pajisjen me viza për të gjithë Kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI, Petrit Vasili, reagoi me një poezi të Bertolt Brecht për të përshkruar aktualitet­in politik në Shqipëri. Vasili mbi poezi shkruan vetëm një fjali për ta lidhur me kontekstin: Shqipëria peng dhe viktimë e analfabetë­ve politikë….

shqiptarët profesioni­stë që kërkojnë të punojnë në Gjermani. Ndërsa deputeti i Bundestagu­t premtoi që do të rishikohen procedurat për lehtësimin e vizave të punës. Balla theksoi: "Të vlerësohet mundësia e ndryshimit të procesit të marrjes së vizave të punës po të kemi parasysh që ky proces aktualisht zgjat edhe me muaj". Kurse Josip Juratovic deklaroi: "Kemi kritika nga shteti shqiptar për vonesat me vizat e punës, por ne do të shikojmë për lehtësimin e procedurav­e, se pse kjo vonesë nuk dëmton vetëm punëkërkue­sit shqiptarë, por edhe biznesin gjerman."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania