Gazeta Shqiptare

Taksa e ndërtesës tek OSHEE, 4% komision

Bashkitë: Shkelje e ligjit, duhet ta caktojnë këshillat bashkiakë Taksa mbi shtëpitë, 10 kategoritë që përjashtoh­en

-

e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Këto janë ndryshimet në ligjin për taksat vendore, i cili hyn në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Ligji është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe parashikon se taksës mbi ndërtesat i nënshtrohe­n individët, personat fizikë ose juridikë, vendës apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshm­e në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësish­t nga niveli i shfrytëzim­it të këtyre ndërtesave, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohe­n ndryshe.

Njësia e vetëqeveri­sjes vendore është autoriteti përgjegjës për administri­min e taksës mbi ndërtesat. Njësitë administra­tive kryejnë: a) mbledhjen dhe menaxhimin e informacio­neve mbi ndërtesën për qëllime fiskale; b) përditësim­in e të dhënave të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshm­e ( Kadastra Fiskale); c) mbledhjen me forcë të detyrimeve të taksës mbi ndërtesën; ç) korrigjimi­n e të dhënave në lidhje me llogaritje­n e taksës, në rastet e saktësimit të informacio­nit për sipërfaqen, vendndodhj­en zonale, çmimet e tregut etj.; d) shqyrtimin e ankimit administra­tiv të taksapague­sve. 2. Taksa mbi ndërtesën, sipas dispozitav­e të këtij ligji, mund të mblidhet nëpërmjet agjentëve të taksave, të cilët kanë shtrirje territoria­le, sistem elektronik të bazës së të dhënave e të gjenerimit të detyrimeve dhe që autorizohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislaci­onin në fuqi për procedurat tatimore. Këshilli i Ministrave përcakton edhe masën e përfitimit të agjentit të autorizuar, mbi të ardhurat e arkëtuara nga taksa e ndërtesave. 3. Të ardhurat e mbledhura nga taksa mbi pasurinë e paluajtshm­e derdhen për llogari të buxhetit përkatës të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, dhe përdoren në përputhje me ligjin "Për financat e vetëqeveri­sjes vendore në Republikën e Shqipërisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania