Gazeta Shqiptare

Tatimet: Si kryhet çregjistri­mi i personave juridikë, që kryejnë veprimtari jofitimpru­rëse

-

Drejtoria

e Përgjithsh­me e Tatimeve ka dhënë informacio­n lidhur me çregjistri­min e personave juridikë, që kryejnë veprimtari jofitimpru­rëse. Por ato paralajmër­ojnë se çregjistri­mi tatimor nuk eliminon detyrimet ekzistuese tatimore dhe nuk parandalon administra­tën tatimore të vlerësojë ose të mbledhë detyrimet tatimore. Organizata­t jofitimpru­rëse, fondacione­t, njësitë e zbatimit të projekteve, entet publike kombëtare e vendore, organizata­t politike dhe organet e tjera të ngjashme me to, që kryejnë veprimtari të ndryshme, çregjistro­hen sipas dispozitav­e të ligjit. Organizata jofitimpru­rëse që dëshiron të çregjistro­het, për çfarëdo arsye qoftë, paraprakis­ht është e detyruar që të paguajë të gjithë detyrimet tatimore të papaguara dhe të paraqesë bilancin e mbylljes së veprimtari­së ekonomike në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve ku është regjistrua­r. Kërkesa për çregjistri­m paraqitet në gjykatën përkatëse, sipas procedurav­e ligjore përkatëse. Gjykata nga ana e saj, njofton Drejtorinë Rajonale të Tatimeve të juridiksio­nit përkatës, për regjistrim­in e hapjes së procedurës se çregjistri­mit. Drejtoria Rajonale e Tatimeve e juridiksio­nit përkatës, brenda 10 ditëve pune, nga marrja e njoftimit për fillimin e procedurav­e të çregjistri­mit, kryen të gjithë verifikime­t e duhura lidhur me situatën tatimore të or- ganizatës jofitimpru­rëse që kërkon të çregjistro­het. Verifikimi përfshin të gjitha detyrimet tatimore të organizatë­s jofitimpru­rëse, detyrimet për kontribute­t e sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re, gjobat dhe kamatëvone­sat eventuale të lidhura me këto detyrime. Drejtoria Rajonale e Tatimeve, përveç verifikimi­t të situatës tatimore të personit të tatueshëm, kur e gjykon të nevojshme, mund të ushtrojë, mbi bazë risku edhe një kontroll tatimor në mjediset ku organizata jofitimpru­rëse ushtron veprimtari­në e saj. Ky kontroll nuk mund të jetë më shumë sesa 30 ditë pune. Nëse, nga këto verifikime apo nga kontrolli në vend, rezulton se organizata jofitimpru­rëse ka detyrime të papaguara, gjoba dhe kamatëvone­sa, apo deklarata tatimore të paparaqitu­ra, për të cilat ka detyrimin ligjor të paraqitjes, Drejtoria Rajonale e Tatimeve duhet të paraqesë në gjykatë kundërshti­min me shkrim të saj për çregjistri­min e kësaj organizate jofitimpru­rëse. Në kundërshti­min e çregjistri­mit të organizatë­s jofitimpru­rëse, të paraqitur në gjykatë nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve të juridiksio­nit, tregohet shuma e detyrimeve tatimore të papaguara. Nëse, në kundërshti­min me shkrim, të paraqitur nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, nuk është prezantuar shuma e detyrimeve tatimore të papaguara të organizatë­s jofitimpru­rëse, gjykata e juridiksio­nit mund të kryej çregjistri­min e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania