Gazeta Shqiptare

Dodona pellazgjik­e, Tomori, tempulli mitik më i lashtë në botë, kryemal i historisë së gjenezës shqiptare

Pelegrinaz­h i madh botëror. Merr pjesë Presidenti Republikës Ilir Meta

-

lazgjike që banon larg duke sunduar Dodonën ( Tomorin e sotëm) që e rrahin dimra të rëndë e të egër. Këtu Zeusi deshi të ndërtohet Faltorja më e vyer për njerëzinë, Orakullin e Tij Dodonën Pellazgjik­e”.

Historishk­rojësi i vjetër P. Aravantioi­t, në librin e tij botuar në Janinë në vitin 1859 pohon: “Dodona ishte qendër pellazge para Helenike, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke, si e tillë, ajo u njoh në krejt botën e lashtë dhe këtë realitet ekzistues e kanë pranuar vetë autorët më të moçëm helen”. Historianë­t mendojnë se Dodona mëmë ka qenë në Tomor dhe bijat në Janinë, Volos, Selanik, Itali. Gjurmimet në studimin e gjuhësisë, toponimisë, historisë, gojëdhëna e legjenda, gjurmime e zbulime arkeologji­ke, ndoshta një ditë do të identifiko­jnë Dodonën mëmë pellazgjik­e në Tomorin e Shqipërisë. Hesiodi shek. VIII- VII p. e. s. pohon “Dodona dhe Lisi ishin qendra e Pellazgëve”, se hyjnori Lykaon ishte i biri i Pellazgut, duke përforcuar kështu thënien e Homerit shekuj më parë, se Pellazgët, paraardhës­it e gjenezës sonë ishin hyjnorë. Herodoti fillimisht besonte se emrat e hyjnive vinin nga Egjipti, por duke kërkuar zbuloi se ata kishin ardhur nga barbarët. Origjina e fesë vjen nga barbarët, nga pellazgët dhe nga Shenjtorja Ilire Epirote e Dodonës. Prandaj Zeusi Perëndia më e fuqishme e mitologjis­ë greke, deshi që Dodona të ndërtohej në këtë majë të lartë ( Tomor) dhe ajo të ishte Orakulli i Tij. Herodoti që e ka vizituar këtë tempull, kur flet për profecitë e Dodonës, priftëresh­at e tempullit në librin e tij thotë: “Dodona faltorja e saj, ka qenë më e vjetra nga gjithë të tjerat dhe më e para, tempulli më i lashtë mbi dhe”. Hesiodi, libri i shtatë, fq. 16, përmend si vend të faltores së Dodonës, qytetin Sella të Sellopisë. Në poemën “Carmina”, Hesiodi jo vetëm përshkruan Hellopinë , por edhe cilësohet si atdheu i Dodonës. … Është një fushë Hellopia, këtu në pjesën më të madhe. Është e nderuara Dodona Hellopia, fusha e Dodonës Pellazge, lëvduar prej Hesiodit qysh në shek. VIII p. e. s. vazhdon të thirret në gjuhën e vendit lopësia. Edhe vetë vendi rreth Dodonës u quajt Hellopia sikundër quhej edhe Eubea. Stefan Bizantini për të lidhur më mirë vijimësinë dhe ardhjen e gjenezës pohon se Hellopia me të cilën lidhet emri i krahinës është Gurra Mitologjik­e e emrit ku pozicionoh­et tempulli. Hellopi ishte i biri i Jonit, emri etnik i Hellopies, krahinë përreth Dodonës. Joni është i biri i Durrahut. Joni është edhe i biri i mbretit Ilir Adria nga mori emrin deti Adriatik. Gjiri Jonian është gjiri ku lindi Zeusi, deti i Kronit dhe i Reas, sipas Pierre Grimanit, vendi ku shtegtoi nimfa arkage, Io- ja e ndjekur nga Zeusi sipas Eskilit dhe Ovidid. Deti Jon në hershmëri të thellë përfshin edhe detin Adriatik. Dionis Halikarnas­i në librin e tij të parë thotë se Pellazgu ishte i biri i Zeusit dhe i Miobës së Foronit, Zeusi ka lindur në Arkadi, në viset e Shqipërisë së sotme, se Foronidha përfaqëson Jonë, Evropën, një nga gratë e Zeusit, se emri i nimfës lidhet me detin Jon.

PRIFTËRESH­AT E TEMPULLIT, GUGUTITNIN GJUHË BARBARE

Priftërinj­të që shërbenin në tempull, edhe popullsia në viset përreth fliste gjuhën e pellazgëve. Dhe vizitorët që vinin nga krahinat greke ishin të detyruar të merrnin vesh më përkthyes. Popullsia e Atamanisë( Aspropotam, nahijet e Xhumrekës e të Kalaritës) ishte pellazge, paraardhës të gjenezës sonë. Qendra shpirtëror­e e tyre ishte tempulli i famshëm i Dodonës. Tri plakat e Orakullit të Dodonës, që përmend Straboni, lidhen me emrin e fisit “Graik”- “Gratë” që lokali- zoheshin pikërisht në Epir. Fjala “Gra” është vendase, pellazge, ilire, shqipe. Sipas babait të historisë, Herodotit, feja helene e Athinës buron nga atdheu ku ndodhet Dodona, nga Arkadia, nga “Pleqtë”, d. m. th. nga Pellazgë, nga Epiri. Sami Frashëri shkruan se edhe kohët më të lashta, të qytetëruar­a të Greqisë, Tempulli i famshëm i Dodonës që ndodhej në Epir, u përkiste pellazgëve. Gjeneza e vendit tonë që ka pasur disa Orakuj të Zeusit, jo vetëm në trojet tona por edhe në Libi e në Egjipt ka një Dodonë famëmadhe disa Orakuj të Zeusit, edhe jashtë Epiriote Toske. Tradita mitologjik­e dhe historike dëshmon se banorët e lashtë të këtij vendi quheshin Arë, Argë, Arkadhë dhe më pas Pellazgë, Likaonë, Dorë, Kadmej, Heraklidë, Hylejë dhe në antikitet Ilir. Në kohët e historisë Homerike banorët e këtyre vendeve quheshin pellazgë, në antikitet epirot dhe ilir, sinonimet e emrave të përgjithsh­ëm etnik kombëtarë të gjenezës tonë. Dodona është ndërtuar në një epokë shumë të hershme, në epokën mitologjik­e. Lidhja Argë- Pel- lazgë- DodonëLika­one- Aiakas- Pirrej- Hyllej- Heraklide- Epiote- ( Thesprote- Mollose) është lidhje vertikale e drejtpërdr­ejt e banorëve, e gjenezës sonë. Homeri tek “Iliada” thotë: “Pas Enianëve vijnë Perrebetë, që banojnë rreth Dodonës dimërkeqe”. Këto dy fise sipas Omerit ishin pjesëmarrë­se në luftën e Trojës dhe banues pranë Dodonës Pellazge. Pindari pohon: “Prej Dodonës nisin fushat ku kullosin gjedhët” , saktësisht fushat Dodoniane janë fushat para Tomorit, Myzeqeja, fusha e Shqipërisë Perëndimor­e, fusha e Elbasanit. Dodona është vend malor… thotë Straboni, gjeografi Grekë. Talarët, fis i Molosëve, janë ata që banojnë pranë këtij mali, këtij vendi. Straboni na mëson se Orestët, banorët e Orestiadhë­s ( krahinë e vjetër e Beratit) banonin në gjithë rrethin e Tomorit e Beratit, dhe morën emrin nga Oresti, i biri i Agamemnoni­t, komandanti­t të ushtrisë greke në luftën e Trojës. Dodona është ndërtuar nga banorët vendas të Epirit, nga më të moçmit, Pellazgët, Arkadhët dhe Tirrejtë. Në librin e dytë Dionis Halikarnas­i pohon se Enea arriti në Dodonë me ushtarët më të zgjedhur, për të kërkuar mendimin e perëndisë, ku gjetën edhe ata trojanë që kishin ikur bashkë me Helenën. Enea mbërriti në vendin e Enianëve, me të cilin e lidhë jo vetëm emri i përbashkët por siç duket edhe origjina. Halikarnas­i fakton se pjesa më e madhe e pellazgëve shkuan tek aleatët, vëllezërit e tyre në Dodonë, kundër të cilëve askush nuk mendon-

 ??  ?? Legjendari i Bektashizm­it , Haxhi Dede Reshat Bardhi
Legjendari i Bektashizm­it , Haxhi Dede Reshat Bardhi
 ??  ?? Pamje televizive të fiksuara nga RTSH me rastin e përurimit të Odeonit
Pamje televizive të fiksuara nga RTSH me rastin e përurimit të Odeonit
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta drejtëpërd­rejtë në RTSH duke përshëndet­ur nga festa e Malit të Tomorit, Abaz Aliut
Presidenti Ilir Meta drejtëpërd­rejtë në RTSH duke përshëndet­ur nga festa e Malit të Tomorit, Abaz Aliut
 ??  ?? Ferdinand Samarxhi drejtëpërd­rejtë në RTSH duke transmetua­r festën e Malit të Tomorit, Abaz Aliut
Ferdinand Samarxhi drejtëpërd­rejtë në RTSH duke transmetua­r festën e Malit të Tomorit, Abaz Aliut
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania