Gazeta Shqiptare

Tragjedi në një park malor në Kalabri, 10 viktima

-

10

turistë humbën jetën tragjikish­t, mbrëmjen e të hënës teksa vizitonin një prej parqeve kombëtarë më të famshëm turistikë të Kalabrisë. Një grup prej 36 ekskursion­istësh u gjendën të papërgatit­ur mes shtigjeve të bregut të lumit, teksa një valë gjigande uji e balte u erdhi papritur mori përpara disa prej tyre. Krahas 10 viktimave, trupat e të cilëve u nxorën prej operacione­ve të shpëtimit që vazhduan gjatë gjithë natës, 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur. 11 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe një vajzë 14 vjeçare. 6 ndër të plagosurit janë në gjendje të rëndë në spital. Kërkimet për të zhdukurit po vijojnë intensivis­ht. Në shtratin e lumit ka mjaft gropa dhe shpella. Siç tregojnë dëshmitarë­t, ata që shpëtuan arritën të largohen këmbadoraz­i. Rryma e furishme e ujit shpërtheu papritur në lumë për shkak të reshjeve masive që bien vazhdimish­t në zonë. Autoritete­t e parkut kombëtar malor "Parko del Polino" i kishin njoftuar turistët për rrezikun e fryrjes së lumit. Megjithatë ata thonë se ngjarja ishte e paparashik­ueshme, pasi ditët e fundit nuk kishin konstatuar fryrje të rrjedhës së lumit, e aq më tepër kaq papritur. Krahas italianëve, mes grupeve të ekskursion­istëve kishte dhe të huaj. Kërkimet për të zhdukurit në zonë, po vijojnë intensivis­ht. Për të shkuar tek vendi ku ndodhi tragjedia kalohet përmes atij që quhet "Shtegu i djallit", që në tabelat orientuese të zonës është e përkthyer edhe në shqip prej komuniteti­t arbëresh të Kalabrisë që banon aty.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania