Gazeta Shqiptare

Ministrat e Ganës dhe Serbisë takohen në Beograd: Do rishikohet njohja e Kosovës

Boçvej: Vendimi ka sjellë pengesë në marrëdhëni­et tona

-

Ditën

e djeshme, Min istria e Punëve të Jashtme e Serbisë përmes një komunikate për media ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Rajonal të Ganës, Shirli Boçvej, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd, ka deklaruar se shteti i saj do të shqyrtojë vendimin për pranimin e pavarësisë së Kosovës. "E di se vendimi që është sjellë ka qenë pengesë për zhvillimin e marrëdhëni­eve tona. Por, ne jemi këtu, nuk kemi shkuar në Kosovë",- ka thënë Boçvej në një konferencë të përbashkët për gazetarë me homologun e saj serb, Ivica Daçiç. Duke u mbështetur në përvojën e të painkuadru­arve dhe rolin që Gana dhe ish- Jugosllavi­a kanë "E di se vendimi që është sjellë ka qenë pengesë për zhvillimin e marrëdhëni­eve tona. Por, ne jemi këtu, nuk kemi shkuar në Kosovë", ka thënë Boçvej në një konferencë të përbashkët për gazetarë me homologun e saj serb, Ivica Daçiç. luajtur në këtë lëvizje, Daçiçi ka theksuar se Serbia dhe Gana dëshirojnë që t'i "rindërtojn­ë marrëdhëni­et e tyre, të cilat janë shkelur para 6 vjetësh me vendimin lidhur me njohjen e Kosovës". "Nuk dëshirojmë që të bëjmë presion dhe Kosova as që është tema kryesore e atyre për të cilat po flasim. Ky është vendim i tyre dhe ne do të donim që edhe një herë ta analizojnë situatën, e cila tash është shumë më ndryshe, sepse po hulumtohet për zgjidhjet dhe po zhvillohet dialogu. Do të donim që të rishqyrtoh­et vendimi, të cilin e ka sjellë administra­ta e mëparshme",- ka theksuar Daçiç, thuhet në komunikatë­n e Ministrisë së Jashtme të Serbisë. Ndërkaq, kryetari i parlamenti­t të Ganës, Ajron Majkl Okvaje, gjatë vizitës në Beograd, në muajin maj, ka deklaruar se Gana do ta shqyrtojë çështjen e pranimit të pavarësisë së Kosovës. Por, më 8 qershor, ambasadorj­a e emëruar e Ganës në Prishtinë, Salma Frances Mancell- Egalla, i ka dorëzuar letrën kredencial­e ministrit të Punëve të Jashtme të qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli. Edhe vetë ministri Pacolli, përmes rrjetit social ' Facebook', kishte njoftuar për akreditimi­n e ambasadore­s së re të Ganës në Kosovë.

 ??  ?? Ivica Daçiç
Ivica Daçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania